‘Shpërtheu’ skandali/ Ish-agjenti i SHIK-ut, ‘godet’ Ramush Haradinajn

Politika

‘Shpërtheu’ skandali/ Ish-agjenti i SHIK-ut, ‘godet’ Ramush Haradinajn

Nga: N.Sh. Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 10:18
Blerina Sallaj, Ramush Haradinaj dhe Agron Kuçi

Një lajm ‘bombë’ ka shpërthyer pasi u zu në flagrancë zyrtarja e Komunës së Junikut, Blerina Sallaj, bashkëpunëtore e kandidatit të AAK-së për kryetar të kësaj komune, Agron Kuçit, e cila u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Ajo është arrestuar pasi është zënë me disa dokumente që kanë të bëjnë me dallavere të votave.

Ajo tashmë është ndaluar për 48 orë dhe dyshohet për veprën penale dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimet.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Lidhur me këtë rast, me aktvendim te prokurorit te shtetit është ndaluar një person ne kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak te dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit ne lidhje me votimin”, nga neni 212 te KPRK-se. Lidhur me këtë çështje penale, prokurori i shtetit ne koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në përgjigje.

Për këtë rast, mësohet se të dyshuar janë edhe disa zyrtarë të komunës së Junikut dhe disa aktivistë të AAK-së në diasporë.

Në pranga ka ra edhe  një i dyshuar tjetër për dallavere të votave.

Flamur Kuçi, i biri i kryetarit të Komunës së Junikut, Agron Kuçit, dyshohet se në bashkëkryerje me Blerina Sallaj dhe aktivistë të tjerë të AAK-së kanë përgatitur materialin e sekuestruar nga Policia, që kishte destinacion diasporën.

Blerina Sallaj e cila ishte nisur për në Gjermani, me ç’rast Policia e Kosovës kishte gjetur në bagazhin e saj me qindra dokumente të votuesve të diasporës në komunën e Junikut të përgatitura paraprakisht, në mënyrë të organizuar në emër të votuesve të Junikut nga diaspora.

Me këtë rast Policia ka sekuestruar telefonin e saj dhe një laptop me fletëvotime të diasporës dhe listën e votuesve në Junik për kryetar të komunës së Junikut në zgjedhjet e 14 nëntorit.

Dosja që dyshohet të jetë e falsifikuar përmban kopje të letërnjoftimeve, lista me emra të 200 personave, të përgatitura për votim nga diaspora.

Sallaj gjatë intervistimit, ka deklaruar se këtë material ka pasur të ia dërgojë vëllait të kryetarit të komunës së Junikut, Agron Kuçit.

Blerina Sallaj është një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Agron Kuçit, i cili është kandidat nga AAK për kryetar të Junikut. Dyshohet se e arrestuara në bashkëkryerje edhe me persona të tjerë, ka tentuar që të dërgojë në mënyrë të organizuar votat nga diaspora në mbështetje të kandidatit Agron Kuçi.

Gjatë ditës së shtunë Drejtoria e Krimeve të Rënda ka zbarkuar në komunën e Junikut.

Krimet e Rënda kanë shkuar në Junik në kërkim të provave dhe të dyshuarve të tjerë që lidhen me rastin e dokumentacionit zgjedhor që dyshohet se u falsifikua në këtë komunë.

Pas raportimit të arrestimit në flagrancë të zyrtares së komunës së Junikut, Blerina Sallaj, bashkëpunëtore e kandidatit të AAK-së për kryetar të kësaj komune, Agron Kuçit, kanë reaguar nga kjo parti.

Dega e AAK-së në Junik ka shkruar se distancohet nga “çdo veprim i kujtdo që në çdo formë tenton ta njollosë procesin zgjedhor”!

Nga kjo parti kanë bërë “thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që ta zbardhin të vërtetën deri në fund”.

Për këtë çështje ka reaguar edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari.

Ai ka reaguar edhe ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, për të cilin thotë se nuk ngopet kurrë.

“Komandant ju nuk ngopeni kurrë, është koha e fundit të terhiqeni nga politika. Ramush e kush po na del tani mashtrues e vjedhës, hajdut edhe i votave të lira, apo keni menduar se një votë vlen 3.5 euro aq sa kushtonte një ari i qindra hetktarëve të tokës së Kosovës që ju përmes AKM i keni ble për veti pa ju llogarit 8200 hektar që ia dhat, ia falët, ia shitet Cerna Gorës për një karrik të kryministrit”, thekson Naim Miftari.

Blerina Sallaj është mbrojtur në heshtje gjatë intervistimit nga Drejtoria e Krimeve të Rënda.

Megjithatë, ajo gojarisht ua ka rrëfyer te vërtetën Policisë që në kontaktin e parë në aeroport, kur u zu në flagrancë me materialet e sekuestruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat