Kjo është “goditja” që nuk po pranohet nga Thaçi dhe Veseli/Bytyçi vjen me një mesazh për Kurtin

Politika

Kjo është “goditja” që nuk po pranohet nga Thaçi dhe Veseli/Bytyçi vjen me një mesazh për Kurtin

Nga: M.H. Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 22:28
Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Albin Kurti, ilustrim nga "Bota sot".

U bë një vit që nga arrestimi i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseliimbajnë përgjegjësi penale si individë, në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për krimet e paraqitura në aktakuzë.

Krime të cilat u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në kuadrin e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave të dyshuar si kundërshtarë të UÇK-së.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori universitar, Enver Bytyçi, i cili u shpreh se me Thaçin dhe Veselin, Kosova përjetoi një dëm të madh duke shkuar deri te ndarja e territoreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat