Krijohet PAN-i, të gjithë kundër LVV-së!

Politika

Krijohet PAN-i, të gjithë kundër LVV-së!

Nga: N. Sh. Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 22:25
Hajrullah Tërnava

Zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit kanë ngjallur një mllef të paparë të partive që tashmë janë në opozitë.

Kështu po konsideron ish-zëvendësministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava.

Ai thotë se, partitë opozitare kanë një mllef të madh ndaj Qeverisë Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Tërnava shprehet se, partitë opozitare e kanë të qartë se qeveria Kurti do të ketë pushtet katër vjeçar dhe është e zotuar në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

E kjo ka bërë që sipas tij, të tremben opozita.

“Opozita e kanë frikën se shumë të palara kriminale do t’iu dalin në shesh, prandaj opinioni do të njoftohet me fakte se kush ishin ata që 20 vite e qeverisen këtë vend, dhe si qëllimin e kishin vetëm pasurimin e tyre sikur që u pasuruan deri më tani. Tani kur është miratuar ligji për konfiskimin e pasurive, si produkt nga përfitimet nga krimi i organizuar dhe krimi në përgjithësi, është e qartë se opozita përafrohet me të vetmin qëllim që ta luftojnë së bashku pozitën, dhe ky mllef i krijuar tani ndaj Qeverisjes Kurti, është i qartë nga partitë në opozitë dhe pas këtyre rezultateve lokale do të bashkohen të gjitha partitë opozitare, dhe do t’i përdorin zgjedhjet lokale, nga ish partnerët e PAN-it dhe LAN-it në qeverisjet e kaluara të nivelit qendror, për krijimi i qeverive të reja nëpër komuna me shumicë absolute vendimmarrëse në asambletë komunale pas zgjedhjeve të këtij viti, dhe kështu ta dizajnojnë edhe skemën e bashkëpunimit për izolim të partisë në pushtet LVV, duke ndërtuar edhe skemën e hershme në pritje të zgjedhjeve të ardhshme të nivelit qendror, kurdo që do të ndodhin ato”, shprehet Tërnava.

Ai tregon se, Shaqir Totaj i PDK-së në Prizren e ka siguruar mbështetjen e AAK-së, NISMA-s dhe AKR-së për kryetar të Prizrenit.

“Gjithsesi se kjo është lidhje e marrëveshjes për bashkëpunim dhe mbështetje të kandidatit të PDK-së në Prizren paralajmërim për veprim të ngjashëm edhe në komunat tjera nga klani PRONTO dhe të tjerët në opozitë që ta fillojnë grabitjen graduale të pushtetit lokal, për tu ngjitur pastaj edhe në nivelin qendror me bashkë koordinim dhe bashkëveprim në zgjedhjet e ardhshme nacionale”, shton tutje ai.

Sipas tij, tentimet që të bashkohen gjithandej në komuna dhe apelet e opozitës janë të njëzëshme.

Ai shton se elektorati nuk i dëgjon gjithmonë prijësit e tyre, e sidomos thotë të atyre partive që kanë qenë mes veti të armiqësuara gjatë këtyre viteve të pasluftës.

“Votuesit mund të mos dalin fare në zgjedhje, apo edhe të ua japin votën atyre që nuk janë të mllefosur në ta, edhe që është e pritshme që koalicione të tilla jo parimorë, hakmarrëse dhe të ish pushtetarëve të korruptuar të kemi edhe në komunat tjera, që mundë ta marrin Prizrenin si model të kapjes dhe ndarjes se pushtetit”, potencon ai.

Tërnava thotë se, tani këtë situatë të krijuar si të tillë LVV, duhet ta shfrytëzoj që të jetë shumë më aktive dhe më afër me elektoratin, sepse nga zgjedhjet qendrore nga vetkënaqësia, kjo parti ishte si në gjumë.

“Pra elektorati që ia ka dhënë votat në shumicë LVV-së në zgjedhjet qendrore, ishte sepse ishin të zhgënjyer në partitë e tyre, por tani nëse nuk janë të kënaqur me ato premtime që i ka dhënë partia në pushtet ndaj elektoratit, dhe nuk i kanë jetësuar ashtu si kanë realizuar ato premtime, është e kuptueshme se votuesit prapë ju kthehen partive të tyre të mëparshme e sidomos kur ato parti gjatë pauzave të tyre mbas zgjedhjeve qendrore, kanë bërë ndryshime në udhëheqësit e partive të tyre”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat