“Paralajmërim për një luftë të re”/ Analisti tregon synimin real të Vuçiqit në Ballkan

Politika

“Paralajmërim për një luftë të re”/ Analisti tregon synimin real të Vuçiqit në Ballkan

Nga: A.Z Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 23:41
Aleksandër Vuçiq

Nëse Bosnjë-Hercegovina shpërbëhet, pasojat do të ndihen në të gjithë rajonin. Kështu ka paralajmëruar për Reuters, përfaqësuesi i lartë europian në Bosnjë-Hercegovinë, Christian Schmidt.

“Nëse vendi ndahet, diçka që për momentin nuk është e afërt dhe nuk e synon asnjë shtet, Bashkimi Europian dhe Serbia do të duhet të rikalibrojnë busullat e tyre politike.

Për mua, është në interesin e vetë Serbisë që Bosnjë-Hercegovina të ketë stabilitet. Trazirat në këtë rajon do të ndikojnë edhe në marrëdhënien e vështirë mes Serbisë dhe Kosovës në një mënyrë të njëjtë ose të ngjashme”, tha Schmidt.

Lidhur me këtë, analisti politik Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Ballkani është i lidhur zingjir, pra pasohet nga njëri tjetri.

Sipas tij, marrëveshja ka qenë për ta ndaluar luftën, por jo afatgjate.

“Natyrisht, Ballkani është zingjir i lidhur, që pasohet nga njëri tjetri, i tillë është edhe rasti me Bosnjën. Është shumë e vështirë që Bosnja të vazhdojë së funksionuari në këtë mënyrë. Marrëveshja e Deitonit ka qenë marrëveshje e rrethanave të kohës, për të ndalur luftën, një marrëvshje e shpejtë, por jo aftagjatë, në kuptimin që serbët janë ata që nuk mund të jetojnë me tjerët. Duke qenë popull shovenistë, serbët nuk mund të jetojnë me të tjerët, në këtë kuptim bashkëjetesa mes serbëve dhe sonjakve nuk mund të jetë e përhershme”, tha ai.

Tutje ka shtuar se nga kjo, Kosova duhet të kuptojë se asociacioni do të prodhojë konflikt më të madh, sepse Serbia është fatkqesësia e Ballkanit.

Mehmeti thekson se deklarata e Schmidt është paralajmërim se nëse nuk ndalet Serbia do të ketë një luftë të re.

“Duke u nisur nga kjo gjë duhet edhe Kosova të kuptojë se asociacioni vetëm sa do të prodhojë konflikt më të madh, nuk do e zgjidh kurrë problemin e serbëve të Kosovës. Serbia është fatëkqësia e Ballkanit dhe rajonit, ajo gjithmonë do të prodhojë konflikte. Vuçiq po synon luftë në Kosovë dhe Bosnjë njësoi si mësuesi i tij Millosheviq. Deklarata e z.Schmidt është reale, ajo është paralajmërim për një luftë të re, nëse bota nuk ia " ngreh veshin" Serbisë”, ka theksuar Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat