BE-ja dhe SHBA t’i bëjnë presion Serbisë, ajo bashkë me Rusinë po shkakton kriza lufte

Politika

BE-ja dhe SHBA t’i bëjnë presion Serbisë, ajo bashkë me Rusinë po shkakton kriza lufte

Nga: A.Z Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 21:59
Aleksandër Vuçiq

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe autoritetet e Beogradit e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takimin në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë - Serbi, më 16 nëntor, të cilin e ka paralajmëruar Bashkimi Evropian.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë thënë se më 16 nëntor pritet të zhvillohet rundi i ri i takimeve të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, çështjet e hapura dhe rrugën përpara në dialog.

Lidhur me këtë, analisti politik Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se krizat në rajon po i shkakton Serbia me ndihmën e Rusisë, me ç’rast edhe janë potezat e rrezikshme të Beogradit.

Mulliqi thekson ne asociacioni i komunave është mono etnik jashtë asociacionit të komunave me shumicë shqiptare legjitime, andaj sipas tij, një asociacion tjetër i komunave me shumicë serbe do të thotë zhbërje e multicitetit.

“Krizat politike dhe krizat me luftë në rajon është duke i shkaktuar Serbia me ndihmën e Rusisë. Janë këto poteza të një anshme shumë të rrezikshëm të Beogradit zyrtar, si burim i përhershëm i rritjes së tensionve politike të sinkronizuar mirë me kërcënimet ushtarake në veri me të vetmin qëllim ndarjen e Kosovës mbi baza etnike. Asociacioni për 10 komunat me shumicë serbe është asociacion mono etnik jashtë Asociacionit të kumanave me shumicë shqiptare legjitime. Një asociacion tjetër monoetnik si Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të thotë zhbërje e multicitetitit, ku edhe jemi pranuar si shtet dhe zhbërje e shtetit të Kosovës. Nuk po ka mundësi që mos ta përmendi unë, por edhe të tjerët shpesh faktin se Thaçi dhe Mustafa bën gabime shumë të mëdha kur nënshkruan në Bruksel, dhe pastaj u ratifikua me shumicë votash në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Tutje ka theksuar se bisedimet më 16 nëntor, nuk do jenë të lehta, duke e pasur parasysh se mbahet në tensione të mëdha politike nga Serbia, e sidomos pas reciprocitetit, e pastj pas dërgimit të forcave policore në veri.

“Dihet edhe fakti se ky Asociacion bie ndesh me 21 nene të Kushtetutës, ku edhe delagacioni ynë në bisedime me palën serbe, e ka adutin më të fortë që të ngulin këmbë edhe pse do t’i kenë presionet e forta jo vetëm nga ana e Serbisë, por edhe nga BE-ja, që të gjejnë zbatim, pikërisht “Zajednica” me kompetenca ekzekitive. Bisedimet me palën serbe po kanë ndërprerje, e bisedimet më të reja janë planifikuar të mbahen më 16 nëntor në Bruksel. Nuk do të jetë kjo përballje e lehtë, kur dihet se mbahet nën tensione të mëdha politike dhe të krizës me luftë nga ana e Serbisë, fillimisht pas vuarjes së reciproricitetit për targat serbe, e pastaj dërgimi i forcave policore në veri, për sundim të rendit dhe ligjit në veri, në luftë kundër krimit të organizuar dhe kontrabandave të ndryshme”, shtoi Mulliqi.

Sipas tij, prurja e armatimit dhe reagimet serbe në kufijë janë kërcënime direkte nga Serbia, madje ai thekson se edhe kjo do të ndikoj në Bruksel.

Mulliqi tutje tha se nuk duhet të pranohet që temë në Bruksel të jetë asociacioni, sepse është temë komplekse, dhe që kërkon platformë të përbashkët të të gjitha partive.

“Dihet për reagimet serbe në kufijtë me Kosovën dhe prurja e armatimit të sofistikuar si kërcënim direkt për luftë nga ana e Serbis. Kjo sigurisht se do të ketë ndikimin e vet në Bruksel. Pala e Kosovës e cila përfaqësohet nga zëvëdëskryeministri duhet të mos pranon insistimin e palës serbe që bisedimet të orientohen pikërishtë për temën e Asociacionit, siç do ta kërkojnë me ngulm pala serbe. Kjo është temë shumë komplekse, e cila kërkon platformë të përbashkët politike të të gjitha partive politike në kuvend. Bëhet e ditur zyrtarisht se do të diskutohet në këtë takim për zbatimin e marrvëshjeve të arritura deri më tash dhe çështjet e hapura këtu, mendohet për Asociacionin si temë politike jashtë temave te bisedimeve teknike që do të zhvillohen”, potencoi ai.

Ai më tej u shpreh se edhe Kurti e ka hedhur poshtë formimin e asociacionit. Mulliqi shtoi se BE dhe Amerika duhet t’i bëjnë presion Serbisë dhe ta zgjidhë rrugën e mirëkuptimit.

“Formimin e Asociacionit me kompetenca ekzekuive e ka hudhur poshtë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Do të thotë se Asociacioni është temë komplekse se na lanë në derë si ogurë të keq përfaqësuesit tanë në bisedimet maratonike. BE-ja dhe Amerika kësaj radhe ështe dashur t’i bëjnë presion të madh Serbisë, që ajo të zgjedhë rrugën e mirëkuptimit dhe të dialogut poltikë, jo vetëm me Kosovën se është duke e ngritur shumë temperaturën politike, nën diktatin e politikës ruse”, tha ai. “Duhet bërë të ditur Vuçiqit, se nuk do të tolerohet dhe se e vetmia rrugë e Serbisë është që ajo të pranon pavarësinë e Kosovës, si proces tashmë i pa kthyeshëm që është. Dhe të përalajëmëron Vuçiqin se ai do të ndalet edhe me forcë në planet hegjemoniste, sikurse u ndalë Millosheviqi dikur. Ky takim mendoj se nuk do të sjellë shumë të reja, veç se do të jetë më shumë një takim kurtuazie, dhe si kërkim të vazhdimit të dialogut në nivel më të lartë ndërmjet dy vendeve”, ka përfunduar Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat