Vuҫiq kërcënon Kosovën me ushtri, po shkon rrugës së Millosheviҫit

Politika

Vuҫiq kërcënon Kosovën me ushtri, po shkon rrugës së Millosheviҫit

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 13 nëntor 2021 Në ora: 08:26
Aleksandar Vuçiq

Kërcënimet dhe thirrjet për luftë nga ana e Serbisë vazhdojnë edhe tash e pas dy dekadave. Krerët më të lartë të shtetit serbë po vazhdojnë politikën e kryekriminelit Slobodan Millosheviҫ i cili kreu gjenocid në Kosovë, para 20 vjetësh.

Serbia përveç që nuk po e njeh Kosovën si shtet, gjë që i është kërkuar para disa muajsh edhe nga Amerika, ata po kërcënojnë vendin me luftë, duke marrë përkrahjen si gjithmonë nga Serbia.

Madje së fundi, Presidenti serb, Aleksandër Vuҫiq ka kërcënuar me dërgim të ushtarëve serbë në Kosovë.

Mirëpo ka marrë një kundërpërgjigje nga Presidenca e Kosovës. Kështu, shefi i Kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar ndaj kërcënimeve të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq para ushtrisë serbe në Kralevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat