“Fabrika e shpifjeve serbo-sllave sajoi trillimin tjetër”, Bytyçi tregon mesazhin e ftesës nga Biden për Osmanin

Politika

“Fabrika e shpifjeve serbo-sllave sajoi trillimin tjetër”, Bytyçi tregon mesazhin e ftesës nga Biden për Osmanin

Nga: P.R Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 20:13
Joe Biden

Edhe pse fillimisht nuk ishte ftuar, Kosova edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e takimit të lartë për demokraci në SHBA. Këtë e ka bërë të ditur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se është ftuar të marrë pjesë në takimin e lartë për demokraci, që organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden.

“Falënderoj Presidentin Biden për ftesën në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtëpia e Bardhë si dhe vlerësimin për partneritetin e ofruar nga Kosova për të punuar drejt fuqizimit të shoqërisë demokratike që respekton të drejtat e njeriut, të cilat ia mundësojnë secilit qytetarë ta përmbush potencialin e vet. Pas takimeve produktive të javës së shkuar në Washington, në të cilat jam njoftuar se Kosova do të jetë pjesë e këtij Samiti, jam e nderuar ta pranoj ftesën nga Presidenti Biden”, ka shkruar Osmani teksa ka postuar edhe ftesën nga Joe Biden.

“Republika e Kosovës është shembull i ndritur i përpjekjeve të vazhdueshme për liri e demokraci. Si e tillë është model për rajonin tonë dhe më gjerë. Kosova do ta ndajë përvojën e saj të veçantë në ndërtimin e institucioneve dhe praktikave demokratike, në partneritet të jashtëzakonshëm me miqtë tanë ndërkombëtar – ku rol prijatarë kanë pasur Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan ndër tjerash Presidentja, Vjosa Osmani.

E lidhur me ftesën e Kosovës në takimin e lartë për demokraci në SHBA, për gazetën “Bota sot” ka folur profesor, doktor Enver Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat