“Loja e opozitës”

Politika

“Loja e opozitës”

Nga: A.M. Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 22:04
Seanca

Gjatë ditës së sotme u mbajt seanca e Kuvendit të Kosovës.

Gjatë seancës së sotme, pati përplasje të shumta ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Në seancë u fol edhe për rezultatin e zgjedhjeve lokale të mbajtura në vend.

 Opozita e “ngacmoi” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke i përmendur numrin e komunave që i ka fituar në zgjedhjet lokale.

Analisti politik, Faton Mehmeti, në një bashkëbisedim për “Bota sot” deklarimet e opozitës i quan

Image
Faton Mehmeti

 retorikë politike.

“Opozita e humb fuqinë vetëm kur nuk e ka shumicën në kuvend, tjerat janë retorikë politike. Si të tillë, qeveria nuk duhet ta përfillë, ndryshe do të bie në grackën e opozitës”, ka theksuar ai.

Sipas tij, pozita nuk duhet të bie pre e “lojës” së opozitës, por duhet të fokusohen në programin e tyre.

“ Zgjedhjet nacionale me ato lokale nuk kanë asnjë lidhje, si të tilla duhet pranuar dhe kuptuar. Qeveria nuk duhet të largoj fokusin nga programi i vet, ndryshe do të bie pre e lojës së opozitës. Në këtë kuptim, qeveria nuk duhet të ndikohet në punën e saj, përkundrazi të punojë më fortë, vetëm me punë ua mbyll gojën atyre që tërë ditën flasin kot”, ka vlerësuar ai.

Po ashtu, Krasniqi shprehet se disa kandidat të opozitës janë fuqizuar në disa komuna, por nuk do të thotë se  janë  fuqizuar në Kuvend.

“Opozita nuk është fuqizuar përderisa në kuvend ka numër të njëjtë të deputetëve, janë forcuar disa kandidatë nëpër komuna të partive  opozitare, por jo opozita në kuvend. Kjo gjë duhet të dallohet. Personalisht, besoj se opozita me veprimet që po bën po mundohet të bëj presion, është demokratike, mirëpo mazhoranca nuk duhet të bie në këtë grackë”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat