Lajçak në Kosovë/ Analisti: Amerika ka dhënë sinjale të qarta

Politika

Lajçak në Kosovë/ Analisti: Amerika ka dhënë sinjale të qarta

Nga: A.Z Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 23:24
Miroslav Lajçak

Miroslav Lajçak vjen nesër në Kosovë. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ai deklaroi se i dërguari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi fillimisht e kishte takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në Vjenë, dhe gjatë javës shkoi në Beograd për të folur me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për ta dërguar dhe përforcuar mesazhin dhe pritjet e 27 vendeve anëtare të BE-së që duan të shohin progres.

“Po ashtu, ai do ta vazhdojë rrugën për në Prishtinë për të bërë më shumë bisedime për këtë çështje, në mënyrë që ta dërgojë këtë mesazh para punës së përgatitur të takimit të nivelit të lartë, që shpresojmë se do të mbahet këtë vit”, deklaroi Stano.

Lidhur me këtë, analisti politik Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, ka potencuar se palet nuk duhet të heshtin në procesin e dialogut, dhe se Prishtina duhet ta miratojë atë që e ka vendosë parlamenti.

Sipas tij, nuk do të stopohet më procesi i dialogut.

“Besoj se janë dhënë sinjale të qarta nga Amerika se duhet shpejtuar për dialogun me Serbinë dhe Europa duhet të lëvizë. Besoj se palët nuk e kanë luksin të heshtin as të tallen e ta zvarrisin procesin e dialogut. Edhe Prishtina zyrtare edhe Beogradi nuk mund të hanë gjithë kohën e diplomacisë se nuk janë qendra e botës. Prishtina duhet ta miratojë atë që kanë vendosë parlamenti i Kosovës në kohë. Asosacioni i komunave serbe është institucion brenda Kosovës e nuk është serbi në Kosovë. Besoj shumë se nuk do të stopohet me procesi i dialogut”, ka deklaruar Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat