Juristi flet për mundësinë për kërkesën e presidentit të Sllovenisë, për krijimin e Asosacionit

Politika

Juristi flet për mundësinë për kërkesën e presidentit të Sllovenisë, për krijimin e Asosacionit

Nga: M.H. Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 22:17
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme është mbajtur takimi mes presidentes Osmani dhe presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor.

Në këtë temë u kërkua nga presidenti Slloven që të përmbahen marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndër të tjera Pahor kërkoi nga Kosova të respektoj kërkesën e Serbisë për formimin e Asosacionit.

Në lidhje me këtë kërkesë të Pahorit në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani, i cili u shpreh se kjo është çështje që e ka vendosur tashmë Qeveria dhe nuk duhet as të negociohet për këtë marrëveshje.

Image
Blerim Burjani

“Kjo çështje për këtë Qeveri është e kryer, sa i përket presidentes ajo vetëm ka shfaq mendimin e saj, përderisa kjo çështje më tepër lidhet për Kuvendin dhe kryeministrin sidomos që është i autorizuar për të zhvilluar negociata dhe për të sjellë një marrëveshje në Kuvend”, u shpreh ai.

Më tej, juristi shton që një asosacion i tillë nuk duhet të lejohet të ndodhë në vendin tonë.

Gjithashtu ai cek që shpresat që ky Asosacion të ndodhë është shumë e vogël pasi VV nuk do e lejoj një gjë të tillë.

Gjasat nuk janë aspak të favorshme, ska asosacion as me kompetenca ekzekutie e as jo ekzekutive, kjo çështje vlerësohet si çështje e brendshme e Kosovës dhe kjo nuk është e pranushme. Duket se BE dhe SHBA ende nuk po heqin dorë nga kjo marrëveshje edhe pse ajo cilësohet e dëmshme për sovranitetin dhe shtetin e Kosovës, shpresat serbe janë shuar prej kur VV është në pushtet. Partitë tjera këtë asosacion do të pranonin”, përfundoi Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat