“Hashim Thaçi e Baton Haxhiu turpëruan Policinë kur i dërguan në pritat vrastare të terroristëve serbë”

Politika

“Hashim Thaçi e Baton Haxhiu turpëruan Policinë kur i dërguan në pritat vrastare të terroristëve serbë”

Nga: N. Sh. Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 14:02
Baton Haxhiu dhe Hashim Thaçi/ Foto iustrim "Bota sot"

Është raportuar se Rrahman Rama dha dorëheqje nga komandanti i Forcave të Armatosura të Kosovës, pas kërkesës që i është bërë nga minsitri i Mbrotjes, Armend Mehaj për ngjyrosjen e katër autoblindave të FSK-së për t’ia dhënë në përdorim Policisë së Kosovës, në aksionin që kjo e fundit e zhvilloi në veri.

Menjëherë pas kësaj dorëheqje, presidentja Vjosa Osmani emëroi Bashkim Jasharin komandant të FSK-së.

Mosdhënien e këtyre katër autoblindave të FSK-së për Policinë, ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari e quan tradhti klasike.

“Derisa Serbia agresivisht dërgoi në kufi me Kosovën, aeroplanë Mig 29, bombardues Orao, helikopterë Mi 35, tanke T72, M84, autoblinda, ushtri e xhandarmëri, si dhe paramilitarë në barikadat në veri duke bërë provokime të vazhdueshme, është tradhti klasike që në ato rrethana të mos ipen katër autoblinda të tipit ASV, Armored Securitu Vehicle në pronësi të FSK-së, për nevojat e Policisë së Kosovës, mjete këto ushtarake jo të armatosura, mjete këto të blera nga Qeveria e Kosovës. Kjo mosndihmë nga ana e disa individëve që FSK-në e trajtojnë si pronë të tyre private është tradhti”, shprehet Miftari.

Miftari e quan këtë akt si tradhti kombëtare.

“Mos dhënia e atyre mjeteve ushtarake jo të aramtosura për mbështetjen për mbrojtje të jetëve të policisë tonë në veri të Kosovës, që ishin në detyrë të shenjt dhe në rast se do të ndizej konflikti i armatosur me strukturat e Beogradit në veri, por edhe mundësia reale e një konflikti të armatosur me shtetit serb, që kishte dërguar forca ushtarake për të frikësuar shtetin e Kosovës, është tradhti kombëtare”, potencon ai.

Miftari reagon edhe ndaj analistëve dhe atyre që po flasin në televizionet tona, se për çfarë asetesh e marrëveshje ndërkombëtare po flasin ata, pasi është normale që armët blihen për luftë dhe për mbrojtje të rendit shtetëror të një shtetit të pavarur.

“Nëse ju ato autoblinda i keni ble vetëm për dekorim e reklama private atëherë merrni e dërgoni në shtëpitë tuaja. E kam vërejtur shumë mirë, se gjatë atyre ditëve të vështira, disa oponent opozitar e mercenar politik, analista zuzar, por që bënin propagandë proserbe e anti shtetërore, analiza të kota se kinse si na pushton Serbia neve për 2 orë, e herë për 5 orë, propagandë kundër Qeverisë dhe Policisë tonë, duke e luftuar kështu edhe Zotin lart, ditë e natë që Qeverija dhe aksioni i Policisë tonë në veri të dështojë”, thekson tutje Miftari.

Mifari kritikon edhe Hashim Thaçin e Baton Haxhiun për aksionin e zhvilluar vite më parë në veri.

“Këta të mjerë e zuzar të etur për pushtet, nuk e kishin fare problem që të vjedhin e pastaj edhe nëse do të vriteshin, plagoseshin e trupëroheshin policia e Kosovës në veri, ashtu siç u turpëruan kur Hashim Thaçi e Baton Haxhiu, anëtari i UDB-së i dërguan Policinë e Kosovës me duar në xhepa, pa kurrfarë përgatitje në pritat vrastare të terroristëve serbë në veri, disa vite më parë”, shton tutje ai.

Miftari në fund thekson se, armët, autoblindat, Ushtria e Policia janë të shtetit të Kosovës.

“Këta janë për të mbrojtur integritetin dhe rendin kushtetues të një vendi të pavarur, nuk janë pronë private e askujt, e as më pak e ambasadorëve dhe zyrtarëve të huaj”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat