Ndryshimi i Kushtetues në Serbi, këto janë kërkesat e shqiptarëve

Politika

Ndryshimi i Kushtetues në Serbi, këto janë kërkesat e shqiptarëve

Nga: A.M. Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 15:16
Refik Hasni

Serbia ka paralajmëruar që datën 16 Janar 2022 të mbahet Referendum, për ndryshim të kushtetutës.

Por, në këtë ndryshim të Kushtetues duhet të përshihen edhe shqiptarët e Kosovës Lindore.

Profesori Refik Hasni në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se ndryshimi duhet të jetë  ndaljen e diskriminimit.

Gjithashtu, ai ka kërkuar që t`i jepen të drejtat individuale dhe kolektive.

Republika e Serbisë, përmes lejimit të referendumit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë për 16 janar 2022, do të duhej ndryshuar Kushtetutën jo vetëm  preambulës ku figuron Kosova kinse pjesë e Serbisë, por ndryshimi të jetë  ndaljen e diskriminimit dhe dhënie e të drejtave individuale dhe kolektive, si për:

1.Hungarëzët-KSA e Vojvodinës që ishte element Konstituiv i RSFJ-ës,

2.Shqiptarët në Krahinën shqiptare që përfshin Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë,

3.Bullgarët në Timokun Lindor, që përfshin Bosilevgrad, Dimtrovgrad, Pirot,

4.Sanxhakun që përfshin Novi Pazar, Sjenicë e Tutin,

Me këtë vetëm në kuptohet të fillohet një periudhë e ridefinimit, rregullimit të brendshëm të shtetit të Serbisë. Kisha Serbe, Akademikët, intelektualët dhe qeveritarë serbë duhet debatuar dhe shtruar drejtë, të që të përgatitet opinioni  që Serbia  është domosdoshmëri e kohës dhe duhet të fedaralizohet.Në një parlament me dy dhoma , Në një qeveri multietnike , Beogradi të ndan vende të rezervuara në parlament dhe kudo nëpër instanca shtetërore për Hungarezët, Shqiptarët, Boshnjakët, Bullgarët, Vllehët, Romët e të tjerë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka shtuar se Kushtetuta e Serbisë do të duhej të t‘u afrojnë autonomi substanciale

 

Beogradi të pranon që janë këto Krahina, Kantone apo Rajone që kanë specifika të tjera shumë të veçanta prej serbëve duke u dalluar edhe me veçori ne këto rajone homogjene prandaj edhe Kushtetuta e ndryshuar të përmbaj këto.Kushtetuta e Serbisë do të duhej të t‘u afrojnë autonomi substanciale, këtyre katër krahinave apo Rajoneve, që përveq me popullatë homogjene shumicë jo serbe janë të kufizuara edhe me territore të shteteve Amë. Katër  Rajone nuk mundë ti mbajë gjatë nën trysni, këtë gatishmëri t’ju afroj dhe duhet të vlen edhe për Hungarezët në Vojvodinë, Boshnjakët në Sanxhak, Bullgarët të Tomikun Lindor dhe Shqiptarët e Krahinës së Preshevës  që kanë mbajtur Referendumin, datë 1e 2 Mars dhe ka patur një kryengritje e armatosur përmes UÇPMB-ës”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka një kërkesë për Bashkimin Evropian në rastin e ndryshimit të Kushtetues.

“Serbia ka të drejtë të interesohet për vendasit e vetë në Kosovë, për aq sa Beogradi donë t’ju garantoj pakicës serbe në Kosovë me shumicën shqiptare. Gjithë instancë të caktuara kredibile të BE, flasin se Serbia diskriminon të gjitha komunitetet e saja që janë në Serbi, si në Vojvodin, Sanxhak, Krahina e banuar me shumicë shqiptare në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, Timoku Lindor, kurse kërkon të drejta maksimale për vendasit e vetë në Kosovë, Bosnjë e Kroaci. Beogradi të cekë dhe pranon zyrtarisht në Kushtetutë, dhe akte e dispozita tjera duke ua pranuar të drejtën e rezervuar në përfaqësim edhe  Hungarezëve autokton, Shqiptarëve, Boshnjakëve, Bullgarëve, Vllehëve, Romëve e të tjerë”, ka deklaruar Hasani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat