Paralajmërohet Ballkani dhe Kosova nga ndikimi serbo-rus/ Analisti jep detaje për rrezikun

Politika

Paralajmërohet Ballkani dhe Kosova nga ndikimi serbo-rus/ Analisti jep detaje për rrezikun

Nga: M.H. Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 19:25
Ushtarët e FSK-së duke u stërvitur për përballje kundër forcave të armikut

Raporti i pazgjedhur mes Kosovës dhe Serbisë mbetët një nga temat aktuale.

Mosarritja e një marrëveshje finale mes dy vendeve na lë të kuptojmë që normalizimi i situatës është larg të ndodhë.

Mirëpo pavarësisht kësaj Serbia po vazhdon të lobojë kundër Kosovës për të ç’njohje nga vendet që tashmë e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe demokratik.

Së fundmi ishte dhurimi i vaksinave në këmbim të ç’njohjeve.

Ishte Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka thënë se Serbia ka kushtëzuar vendet afrikane që ta çnjohin Kosovën duke i ofruar vaksina ruse në kohën kur po përballeshin me mungesën e tyre.

Rusia ka dërguar shumë vaksina ruse në Serbi. Serbia është e interesuar që ta luftojë Pavarësinë e Kosovës, derisa shumë vende në Afrikë nuk kishin vaksina. Serbia ka përdorur vaksinat ruse për të dërguar në vende në Afrikë duke iu thënë do t’iu japim vaksina nëse do ta çnjihni Kosovën”, është shprehur Osmani.

Në lidhje me këto provokime të vazhdueshme të Serbisë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Gani Qarri, i cili u shpreh se Serbia në vazhdimsi është munduar të manipuloj me çdo situatë vetëm për të dëmtuar Kosovën.

Për këtë arsyje sipas tij qeveria duhet urgjentisht të rris kapacitet diplomatike në mënyrë që Serbia dhe Rusia të mos kenë mundësi ta dëmtojnë atë.

Image
Gani Qarri

Duke pasur parasysh faktin se siç u dëshmua së fundmi nga manipulimi i Serbisë me vaksinat ruse në vendet afrikane dhe ato të Azisë, elementi sllavo-rus, nuk heziton të keqpërdorë as krizat pandemike dhe katastrofat shëndetësore e humanitare në botë, që ta luftojë sa më tepër Pavarësinë e Kosovës, Qeveria dhe shteti ynë, duhet të rrisin urgjentisht kapacitet diplomatike dhe ndërmarrin sa më parë veprimet e koordinuara mbrojtëse me vendet mike si SHBA etj, kur dihet se Serbia dhe Rusia nuk marrin në konsideratë as pandemitë dhe krizat shëndetësore e humanitare”, u shpreh ai.

Analisti më tej thotë që tërheqja e pavarësisë ndaj vendit tonë që iu është kërkuar disa vendeve është akti më primitiv që po ndodhë.

Për aq më tepër Serbia okupatore edhe në ditët kur nga OKB bëhej thirrje për solidaritet mbarë botërorë në luftën kundër Covid-19, shfrytëzoi edhe dërgimin e vaksinave ruse që vet i kishte marrë falë nga Rusia, si kushtëzim për tërheqjen e pavarësisë ndaj vendit tonë, akt primitiv që edhe sipas ligjeve ndërkombëtare është i dënueshëm dhe shkel në mënyrën më drastike, të gjitha parimet e të drejtës humanitare e njerëzore në botë”, thotë analisti.

Qarri tutje përmend edhe deklaratën që presidentja Osmani bëri në Kanada duke bërë me dije që duhet të ndaluar këto manipulime pasi po dëmtojnë vendin tonë.

Për këtë arsye edhe presidentja e Kosovës Dr. Vjosa Osmani deklaroi publikisht nga Kanadaja se në disa vende të Afrikës, Serbia në kohën më të rëndë, kur ato kalonin krizën më të madhe për mungesë vaksinash, dërgoi vaksina ruse, në këmbim të ç ‘njohjes së Kosovës edhe pse sipas marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar në Uashington, Serbia e kishte të ndaluar të ndërmerrte veprime të tilla kundër Republikës së Kosovës”, thekson ai.

Në bised e sipër analisti thotë që Serbia keqpërdori rëndë situatën e pandemisë, duke abuzuar me një gjendje kaq emergjente dhe kushtëzime për ç`njohjen e Kosovë.

Madje presidentja e Kosovës, këto deklarata i bëri publikisht në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax që po mbahet në Kanada, duke theksuar me të drejtë se, njëjtë si shtetet tjera autokrate si Rusia, edhe Serbia keqpërdori rëndë situatën e pandemisë, duke abuzuar me një gjendje kaq emergjente dhe kushtëzime për ç`njohjen e Kosovës, në këmbim të dërgimit të vaksinave, në krizën më të madhe, kur bota kërkonte publikisht solidaritet ndërkombëtar”, potencoi Qarri.

Në fund ai shton që vendi ynë po rrezikohet hapur nga diplomacia ruse dhe se duhet penguar ky ndikim serbo-rus në Ballkan.

Ndaj ashtu siç u shpreh edhe presidentja jonë zonja Vjosa Osmani, Serbia duke keqpërdorur vaksinat ruse për të kushtëzuar vendet afrikane me mungesë vaksinash, për çnjohjen e Kosovës, përveç nga Serbia, interesat shqiptare në Ballkan, po rrezikohen hapur edhe nga diplomacia ruse edhe në gjendje të tilla të rënda shëndetësore e humanitare, prandaj duke pasur parasysh kushtëzimin e vënë vendeve në Afrikë dhe Azi, të cilat vërtet kishin nevojë të madhe për ndihmë dhe sigurimin e vaksinave të mjaftueshme”, mund të merret lehtë me mend se çfarë pasojash katastrofale mund të kemi edhe ne si shtet i vogël, në të ardhmen e afërt, nëse nuk pengohet rritja e ndikimit serbo-rus në Ballkan dhe rajon, kur dihet se ato nuk marrin në konsideratë as pandemitë dhe krizat shëndetësore e humanitare”, përfundon Gani Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat