Kush iu frikësua Rugovës dhe pse UNMIK-u i shpërfilli kërcënimet ndaj presidentit

Politika

Kush iu frikësua Rugovës dhe pse UNMIK-u i shpërfilli kërcënimet ndaj presidentit

Arife Morina Nga Arife Morina Më 6 dhjetor 2021 Në ora: 08:04
Presidentit historik Ibrahim Rugova iu bë një atentat me bombë më 2005

Në mëngjesin e 15 marsit 2005, presidentit historik Ibrahim Rugova iu bë një atentat me bombë.

Fatmirësisht këtij atentati i shpëtoi Rugova, ndonëse ky nuk ishte atentati i vetëm që iu bë atij, pasi presidenti ishte disa herë cak i sulmeve tinëzare.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur derisa eskorta e presidentit Rugova po bënte rrugën e zakonshme nga rezidenca në Velani drejt ndërtesës së Kuvendit ku gjendet Zyra e Presidentit.

Fillimisht, rreth orës 08:20 ishte dëgjuar një shpërthim në rrugën “Ramiz Sadiku”, prapa Teatrit Kombëtar.

Pak minuta më pas, Rugova duhej të takohej në zyrën e tij me ish-Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana i cili kishte ardhur në Prishtinë për të biseduar me liderët politikë për situatën pas largimit të Haradinajt për në Hagë, dhe për gjetjen e një zgjidhje për qeverinë që do ta pasonte atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat