Franca, garantuese serioze për lirimin me kusht të Hashim Thaçit nga Haga?

Politika

Franca, garantuese serioze për lirimin me kusht të Hashim Thaçit nga Haga?

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 6 dhjetor 2021 Në ora: 10:21
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Javën e kaluar, Gjykata Speciale në Hagë refuzoi garancinë që kishte bërë Policia e Kosovës për lirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjykata Speciale arsyeton vendimin duke theksuar se ekziston mundësia e ndërhyrjes në procesin gjyqësor, në Kosovë, pas akuzave se dy agjentë të Agjencisë Kosovare e Inteligjencës (AKI) u paraqitën si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të fabrikuara, shkruan gazeta “Bota sot”.

Në arsyetim renditen edhe lidhjet e kundërshtarëve politikë të ish-presidentit Hashim Thaçi me organizatat terroriste, sjellja e liderëve të shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë deklaratat e Faton Klinakut, në verën e kaluar, dhe krimet e supozuara se janë bërë mes Gucatit dhe Haradinajt, të gjitha këto tregojnë qartë se kjo klimë vazhdon.

Në dokument jepen edhe arsye të tjera si pasiguria dhe frika e dëshmitarëve të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat