‘Darka e ndarjes së Kosovës’/ Serbia e Vuçiqit nuk kursen milionat – ja kush po e përkrah

Politika

‘Darka e ndarjes së Kosovës’/ Serbia e Vuçiqit nuk kursen milionat – ja kush po e përkrah

Arife Morina Nga Arife Morina Më 12 dhjetor 2021 Në ora: 19:57
Pamje nga darka

Serbia po kërkon t’i rregullojë raportet me Amerikën, duke fituar mbështetjen e shtetit më të fuqishëm në botë.

Për këtë arsye, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e ka angazhuar posaçërisht ambasadorin e tij në Uashington, Marko Gjuriq. Ky i fundit para disa ditësh ishte në një darkë të organizuar për disa anëtarë të Kongresit Amerikan dhe ish-emisarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Në darkën në Uashington morën pjesë 14 përfaqësues të Kongresit Amerikan, përfshirë anëtarë të Komisionit të Punëve të Jashtme, Komitetit Ushtarak dhe Komisionit të Sigurisë në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA.

Gjatë kësaj darke, ambasadori serb tregoi mesazhin që ia dhanë diplomatët amerikanë, përfshirë edhe Grenelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat