I akuzuar për 100 vrasje/ “Hashim Thaçin e pret burgu i rëndë, Kadri Veseli është përgjegjës për...”

Politika

I akuzuar për 100 vrasje/ “Hashim Thaçin e pret burgu i rëndë, Kadri Veseli është përgjegjës për...”

Nga: P.R Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 21:25
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Ish presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po vazhdon të qëndrojë i burgosur në Hagë, ku nga Gjykata Speciale akuzohet ndër tjerash edhe për vrasjen e kundërshtarëve politikë, anëtarë të LDK-së.

Pavarësisht garancisë së dhënë nga Policia e Kosovës, Gjykata Speciale e ka refuzuar garancinë për lirimin me kusht të Thaçit.

Sipas Speciales, përveç rrezikut dhe pasigurisë së dëshmitarëve, ekziston edhe ndikimi i SHIK-ut mbi Policinë e Kosovës.

Se Hashim Thaçi mund të ndikojë në dëshmitar, e thotë edhe analisti politik dhe njohësit të zhvillimeve politike, Nexhat Haziri.

“Refuzimi i Gjykatës Speciale për lirimin me kusht të Hashim Thaçit vije si rezultat i ndikimit të ne dëshmitar edhe pse tashmë është konfirmuar akuza për 100 vrasje, ku në mesin e këtyre vrasjeve ka edhe shqiptar që Hashim Thaçi i ka parë si kundërshtar qoftë brenda UÇK-së në hierarkinë e saj komanduese siç kanë qenë komandant si çështja e vrasjes së Behajdin Allaqit, por edhe të kundërshtarëve politik, zyrtarëve të LDK-së”, thotë Haziri për “Bota sot”.

Image
Nexhat Haziri

Sipas tij, prokurorët e Speciales janë të informuar më ndikimin e Hashim Thaçit nëpër institucione të ndryshme në Kosovë.

“Prokurorët e Gjykatës Speciale jam mirë të informuar për një rrjet të organizuar të nëntokës që do të mund të bënin presion në dëshmitar të cilët disa prej tyre edhe janë identifikuar me rastin dosjeve të publikuara nga organizatat e luftës së UÇK-së, dosje këto që ishin sjellë siç thuhet nga njerëz anonim në këto organizata. Pastaj ka edhe facto të tjerë që kanë ndikuar që Thaçi mos të lirohet me kusht nga Gjykata Speciale, e që është sistemi i brishte i sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë, dhe ndikimi që ka ish-presidenti në këto struktura”, shprehet analisti Haziri.

Më tej, Haziri thotë se Thaçin e pret një burgim i rëndë, nëse i konfirmohet fajësia për akuzat që rëndojnë mbi të.

“Natyrisht se nëse konfirmohet fajësia e Thaçi për atë çfarë akuzohet nga prokuroria e Gjykatës Speciale, atëherë atë e pret një dënim me burg me vite te gjata”.

Haziri shton se SHIK-u i Kadri Veselit është një organizatë kriminale, të cilën ka dështuar ta hetojë drejtësia vendore, dhe ajo ndërkombëtare.

“Sa i përket SHIK-ut, si një organizatë kriminale të cilën drejtësia vendore por edhe ajo ndërkombëtare e kohës së UNMIK-ut, kanë dështuar për ta hetuar, pasi eksponentë të kësaj organizate arritën që të ngjiten në majat më të larta të pushtetit në Kosovë me çka i garantuan vetës paprekshmërinë nga drejtësia”, thekson Haziri.

Për fund, ai thotë se Kadri Veseli është përgjegjës për veprimtarinë e SHIK-ut.

“Andaj hetimi dhe zbardhja e aktiviteteve kriminale të SHIK-ut si dhe vrasjet politike që lidhen më këtë organizate është në duart e Gjykatës Speciale pasi njëri nga të akuzuarit e saj është pikërisht shefi i kësaj organizate kriminale Kadri Veseli, i cili është përgjegjësi për veprimtarinë e SHIK-ut për llogari të PDK-së dhe grupit të ish-komandantëve të UÇK-së”, përfundon për gaztën “Bota sot”, analisti politik, Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat