Serbia vazhdon me hovin e vjetër ndaj Kosovës/ Kjo e fundit duhet të veprojë menjëherë

Politika

Serbia vazhdon me hovin e vjetër ndaj Kosovës/ Kjo e fundit duhet të veprojë menjëherë

Nga: A.M. Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 22:30
Albin Kurti, Aleksandar Vuçiq

Serbia po vazhdon t`i ketë qëndrimet e njëjta në lidhje me Kosovën. Po ashtu, kjo e fundit, po vazhdon fushatën kundër shtetit të Kosovës.

Ditëve të fundit, zyrtarë të Qeverisë serbe kanë mohuar masakrën e kryer në Reçakë.

Kurse, Kosova në anën tjetër ende nuk ka ngritur padi për gjenocidin e kryer në Kosovë nga Serbia.

Ndërkaq, në anën tjetër vazhdojnë të kërkojnë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Profesori dhe njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka treguar se çfarë do të duhej të ndodhte me Serbinë pas humbjes së luftës në Kosovë.

Image
Muhamet Kelmendi

“Zakonisht shtetet shkatërrimtare dhe gjenocidiale e humbin pavarësinë dhe vihen në mbikëqyrje të faktorit ndërkombëtar për një periudhe kohore, në mënyrë që vendi të stabilizohet dhe të ndahet nga politika gjenocidiale. Kjo nuk ndodhi me shtetin serb, sepse kishte dhe ka miq të qëndrueshëm, si Rusia dhe Kina. Gjithashtu edhe në UE ka përkrahës. Këtu duhet theksuar z.Borell dhe z.Lajçak. Ka edhe shtete proserbe në UE. 5 shtete ende nuk e kanë njohur shtetin e pavarur të Kosovës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Më tej, Kelmendi e ka përmendur edhe deklaratën e Serwer-it, duke thënë se kurrsesi nuk duhet formuar Asociacionin.

“Analisti i njohur nga SHBA, Z.Serwertha qartë "Z. Borrell po tregon se po anon nga Serbia". Ndërsa për Asociacion,  analisti nga SHBA, z. Server,  deklaroi: "Asociacioni duhet të formohet atëherë kur Serbia e njeh shtetin e pavarur të Kosovës. Sikurse Serbia që po i thotë jo shtetit të Kosovës, edhe Kosova duhet ti thotë jo Asociacionit. E ky Asociacion edhe kur të formohet nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka treguar se si formohet". Me këtë tregohet se kurrsesi nuk duhet formuar Asociacionin. Kjo tërë kohën derisa shteti serb nuk e njeh shtetin e Kosovës. Reciprociteti dihet të jetë bazë e marrëdhënieve bilaterale me shtetin serb. Ky është parim i njohur ndërkombëtar dhe këtu nuk duhet dëgjuar as z.Borrell dhe as z. Lajqak. Raportet ndërtohen vetëm mbi këtë parim”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka deklaruar se Kosova duhet të padisë Serbinë për gjenocid dhe kjo padi nuk duhet të vonohet.

“Natyrisht se Kosova duhet të veprojë. Kërkohet me fakte të paditet shteti serb për gjenocid. Nuk duhet të vonohet padia. Por as edhe të ngutet dhe të ketë zbrazëtira faktike nga mund të dëmtohet procedura.

Fakte dhe dëshmi ka mjaftë. Ato prova e dëshmi  duhet grumbulluar dhe shpejt të ngritët padia për gjenocid, si forma më e mirë e luftës kundër Beogradit”, ka përfunduar Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat