E thotë ish-zëvendësministri: Kështu po e zbulon administrata Biden skenarin kriminal të Hashim Thaçit

Politika

E thotë ish-zëvendësministri: Kështu po e zbulon administrata Biden skenarin kriminal të Hashim Thaçit

Nga: N. Sh. Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 23:25
Hashim Thaçi

Kosova në kohën e ish-presidentit Hashim Thaçi ishte pothuajse gati për pazare me Serbinë.

Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq, ishin gati të bënin ndërrimin e territoreve të tokave shqiptare, ndryshimin e hartës apo shkëputjen e një pjese të madhe të Kosovës, për t’ia dhuruar Serbisë.

Kjo pjesë e madhe e Kosovës, ishte quajtuar madje edhe si toka e Rankoviqit.

Por, për fatin e mirë të Kosovës, gjërat ndryshuar, dhe opozita në atë kohë e fuqishme e stopoi ndarjen e Kosovës.

Mëgjithatë, një lajm i mirë për shqiptarët vjen edhe kur në SHBA u zgjodh presidenti i ri, Joe Biden, një mik i shqiptarëve!

Se fati deshi që situata globale të ndryshon në të mirë të Kosovës, e thotë edhe ish-zëvendësministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava.

Sipas tij, ky fat ndodhi kur u Donald Trumpi humbi zgjedhjet në SHBA dhe fitoi Joe Biden, i cili e njeh mirë situatën në Ballkan dhe sidomos atë të shqiptarëve.

Tërnava shprehet se e tërë ajo garnitura që ishin gati për ndarjen e Kosovës, është ndryshuar tashmë, e që shumë prej tyre ishin të angazhuar në ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Image
Hajrullah Tërnava

“Në vitin 2017-18, është zbuluar skenari i përpjekjeve kriminale të pazareve të Hashim Thaçit për copëtimin e trojeve të Kosovës. Kjo ishte për të shpëtuar ai nga Gjykata Speciale në Hagë. Atëherë Thaçi, e kishte një përkrahje politike nga Donald Trump dhe garniturës së tij, dhe ishte vështirë që të detyrohet për ta ndërruar qëndrimin e tij të copëtimit të Kosovës”, thotë Tërnava.

 Sipas tij, tash me administraten Biden është zbuluar i gjithë skenari kriminal për ndarjen e Kosovës.

“Administrata e re e shtetit të SHBA-ve, në krye me Joe Biden, në tërësi po e zbulon e gjithë skenarin kriminal të përpjekjeve për pazare të fshehta nga ana e Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit, që duke lobuar tek faktorët me ndikim ndërkombëtar, ta realizojnë projektin e tyre “paqësor” për marrëveshje mes dy shteteve, por në dëm të territorit të Kosovës, me ndarje të dhimbshme nga e cila do të përfitonte Serbia, dhe do të amnistohej Thaçi nga Gjykata Speciale”, shprehet Tërnava.

Sipas tij, këtë skenar me detaje e ka zbuluar së fundi analisti politik serb Dushan Janjiq, i njohur për qasje reale dhe të paanshme të problemeve në Ballkan dhe rolin që e ka pasur dhe ka Serbia në qëllimet e saj destabilizuese.

“Janjiq ka folur për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se kjo ide ka qenë dhe është akoma shumë prezente dhe jo vetëm në Serbi, por edhe në kanalet diplomatike në të cilat e kanë prezantuar dhe për të cilën kanë lobuar treshja: Thaçi, Rama Vuçiq, të mbështetur nga disa linja diplomatike me ndikim”, citon Tërnava fjalët e Janjiq.

Ai pohon se, themeluesi dhe presidenti i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Serbi, ka përmendur kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin si dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq, si iniciatorët e idesë që doli në publik në vitin 2017, por që mohohej në mënyra të ndryshme mashtruese nga Thaçi, që ishte tepër kontrovers dhe i paqëndrueshëm në deklarime.

“Po ashtu, Janjiq ka përmendur edhe një sërë emrash personalitetesh ndërkombëtare, që sipas tij, lobuan për këtë projekt. “Që në vitin 2017-2018, u hodh në tryezë kjo ide dhe u shfaq në publik. Edi Rama ishte një nga iniciatorët, jo vetëm Vuçiqi. Kjo është politika. Kurrë nuk e din se kur bëjnë manipulime. Ata kanë pjesën e tyre të përgjegjësisë që e ushqyen këtë ide narrative në Serbi. Nuk ishin vetëm këta, por kishte edhe njerëz tjerë përreth tyre. Shumë njerëz lobuan. Njerëzit që punonin për Trumpin, njerëzit si Volfang Petrich, ambasadori Mantev, Viktor Orban, Sebastian Kurtz, shumë njerëz ishin të përfshirë”, ka thënë Janjiq”, citon Tërnava.

Megjithatë, sipas tij, kjo çështje ende nuk ka përfundua, dhe llogaritet se kjo betejë do të jetë një betejë e vështirë e Qeverisë Kurti që ta largon tërësisht nga tavolina një projekt të tillë pasi që disa figura me ndikim mbështetëse të këtij projekti, akoma kanë ndikim në diplomacinë ndërkombëtare.

“Sipas Janjiqit, në projektin e shkëmbimit të territoreve ishte i përfshirë edhe ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe njerëzit rreth tij si John Bolton, ish-Këshilltar për Siguri Kombëtare, si dhe Steven Meyer, ish-zëvendësi i shefit të CIA-s për Ballkanin. Tani kur në krye të shtetit si Kryeministër e kemi një njeri të aftë dhe të pastër në shumë aspekte, dhe në arenën ndërkombëtare fatmirësisht ka ndryshuar situata politike, e sidomos që tani në udhëheqjen e SHBA-se, është një ekip e njerëzve të pastër, dhe me ndërmjetësimet e ardhshme më nuk kemi dyshime se do të vjen deri te copëtimi i Kosovës”, thotë ai.

Sipas tij, Kosova e ka shancin që në mënyrë reciproke të njohin njëra tjetrën pasi që edhe njohja e pesë shteteve të BE-së do të jetë shumë më e lehtë.

“Bisedimet me Serbinë mund të zgjatin, por e kemi shansin që Kosova në mënyrë reciproke të njihet me Serbinë, dhe me këtë gjithçka do të përfundoj, sepse edhe njohja e pesë shteteve të BE-së që akoma nuk e kanë njohur Kosovën do të bëhet shumë më lehtë dhe shpejtë, në mënyrë që Kosovës në të ardhmen do i hapen kufijtë për në BE”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat