“500 hektarë me ia falë Ramushit nuk bëhet kurrgjë”, Xhavit Halitit i vjen ‘goditja’ e rëndë – përmendet Thaçi, Veseli...

Politika

“500 hektarë me ia falë Ramushit nuk bëhet kurrgjë”, Xhavit Halitit i vjen ‘goditja’ e rëndë – përmendet Thaçi, Veseli...

Nga: P.R Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 15:13
Ramush Haradinaj dhe Xhavit Haliti

Përplasja në mes kryeministrit, Albin Kurti dhe lideri të AAK-së, Ramush Haradinajt për 200 hektarë tokë shtetit të cilat Hardinaj i kishte blerë me çmimin prej vetëm 3 eurosh, ka nxitur edhe reagimin e deputeti të PDK-së, Xhavit Haliti.

Haliti i ka dal në mbështetje Haradinajt, për të cilin ka thënë se me ia fal edhe 500 hektarë tokë kreut të AAK-së nuk bëhet asgjë, për të cilin thotë se i ka meritat e tij për luftën në Kosovë.

“Duhet të përballemi me problemet thelbësore të Kosovës, jo me një problemin e një are. Një arë e paska marrë, hajde ja paskemi falë. Jo 200, po 500 hektarë me ia falë Ramushit nuk bëhet kurrgjë. Nëse e krahasojmë kontributin, po them kështu, po flasim me merita. Atë se ka paguar askush me rrogë për të luftuar për Kosovën, i ka pasë ato merita të veta. Nuk besoj që duhet me falë nëse e ka shkelë ligjin nëse nuk e ka shkelë ligjin, s’kemi çka debatojmë për këtë”, tha Haliti.

E sipas analistit politik, Nexhat Haziri, kjo deklaratë e Halitit është thirrje për zhvatje në emër të luftës.

Image
Nexhat Haziri

“Deklarata e Xhavit Halitit për falje apo dhënie të tokës për Ramush Haradinajn, është sindromi i pashëruar për zhvatje të shtetit në emër të luftës nga kjo kaste njerëzish që me vet deklarimet e tyre të bëjnë të mendosh se këta ishin vetëm mercenar që kanë luftuar dhe që shteti tashmë u ka borgj”, thotë Haziri.

Ai e shton se edhe Xhavit Haliti është i përfshirë në pazaret me toka.

“Nëse Ramush Haradinaj po meritojka edhe 500 hektar tokë, a thua se hektar i meriton vet Xhavit Haliti, që po ashtu është një nga ata që kanë privatizuar toka bujqësore në rajonin e Dukagjinit, sa po i meritojka Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Sami Lushtaku e të tjerë. Këta vazhdojnë të mendojnë se janë pronar të lirisë së Kosovës, që mund të bëjnë çfarëdo që duan me të, dhe këtë liri t’ua japin me këste qytetarëve të Kosovës, pra vetëm aq sa duan soji i Xhavit Halitit, Ramush Haradinajt dhe të tjerëve”, thekson Haziri.

Për fund, Haziri deklaron se nëse do të këtë një hetim në Kosovë për privatizimin e tokave, atëherë para drejtësië do të përfundonin Xhavit Haliti e Ramush Haradinaj dhe shumë të tjerë.

“Se a duhet të përfundoj në burg Ramush Haradinaj dhe Xhavit Haliti për pazar me toka, kjo i takon drejtësisë, por një hetim i mundshëm procesit të privatizimit të pronave shoqërore në Kosovë, do të nxirrte në pah një proces të kriminalizuar, të ndikuar dhe i përcaktuar sipas interesave individuale dhe klanore nga të fuqishmit e politikës kosovare nga ai i ashtuquajturi krahu i luftës dhe natyrisht se do të vënte para drejtësisë jo vetëm Xhavit Halitin dhe Ramush Haradinajn por edhe shumë të tjerë që kanë qenë pjesë e këtij rrjeti të organizuar kriminal në procesin e privatizimit të pronave shoqërore, në veçanti të tokave bujqësore të cilat janë blerë me çmime të papërfillshme dhe më pas janë hedhur në treg me çmime astronomike”, përfundon për gazetën “Bota sot”, analisti politik, Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat