Lajmi që tmerron kriminelët/ BE-ja e mbështetë Qeverinë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit

Politika

Lajmi që tmerron kriminelët/ BE-ja e mbështetë Qeverinë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit

Nga: N. Sh. Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 21:27
Albin Kurti

Që nga formimi i Qeverisë Kurti 2, në Kosovë janë zhvilluar dhjetëra aksione kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Aksione të tilla janë zhvilluar edhe në veriun e Kosovës, gjë që, me qeveritë e mëparshme aksione të tilla pothuasje nuk kanë ndodhur kurrë.

Aksione të shumta kundër krimit të organizaur dhe korrupsionit janë zhvilluar në shumë komuna të Kosovës, ku janë arrestuar dhjetëra persona, zyrtarë të lartë shtetëror e komunalë.

Në lidhje me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe shtrirjen e sovranitetit të Kosovës edhe në veri, ka folur ish-zëvendësministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava.

Ai shprehet se, pas pavarësisë së Kosovës, është e kuptueshme që të shteti të ushtron kushtetushmërinë e saj të plotë dhe si shtet funksional në tërë territorin e saj.

Ai shprehet se, për qeverinë e Kosovës është stimulin i madh për të luftuar krimin dhe korrupsionin, deklarata e shefit të zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyong, për të drejtën legale, ligjore e kushtetuese të institucioneve të Kosovës për dërgim të forcave policore dhe të sigurisë në veri.

Image
Hajrullah Tërnava

“Ishte një pozicionim shumë i drejtë, që edhe nuk është dashur të ndodhë ndryshe, deklarimi i shefit të zyrës së BE-së BE-së, Tomas Szunyog për drejtën që kanë institucionet e Kosovës, ta ushtruar në plotni rolin e sundimit të ligjit dhe të së drejtës, në tërë territorin e shtetit, nga Veriu në Jug, nga Lindja në Perëndim, duke sqaruar së për këtë fushë veprimi nuk ka asnjë pengesë dhe kushtëzim me ndërvarshmëri nga marrëveshjet e Brukselit me palën serbe, për asnjë pjesë të territorit të Kosovës, por krejtësisht kjo varet nga kapacitetet dhe përkushtimi i institucioneve të Kosovës për rend ligj dhe siguri mbi bazën ligjore për të gjithë qytetarët”, shprehet Tërnava.

Sipas tij, Szunyog, ka thënë se asnjë marrëveshje në dialog s’ia ndalon Policisë së Kosovës vendosjen kudo në territorin shtetëror, sikur që ishin operacionet e para disa javësh në veri të vendit të banuar me shumicë serbe, por se vetëm për shkaqe sigurie është në interes njoftimi paraprak bashkërendimi me KFOR-in, që është strukturë e garantimit të sigurisë së kufijve të Kosovës.

“Nuk ka asnjë marrëveshje në dialog që pengon vendosjen e njësive speciale policore nga jugu në veri, por që është një praktikë e zakonshme koordinimi i ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare si dhe njoftimi paraprak i KFOR-it’, ka thënë Tomas Szunyog.

“Gjithsesi se kjo mënyrë e trajtimit të qartësimit të pozicionit të BE-së dhe faktorit ndërkombëtar është një stimulim plus për Policinë, Prokurorinë dhe AKI-në që në bashkërendim dhe bashkëveprim të angazhohen akoma më seriozisht për ta luftuar krimin e organizuar, duke përfshirë edhe atë ndërkufitar, i cili nuk bënë dallime në baza etnike, e në të cilin dyshohet se për dy dekada e kaluara janë involvuar edhe vetë rrjete të caktuara kriminale të nëntokës politike”, potencon Tërnava.

Ai shton se, policia e Kosovës duhet të jenë në bashkëveprim të sinkronizuar me KFOR-in.

“Kosova si shtet multietnik i ka të qarta pjesët e banuara me serb sikur që është veriu, dhe në ato pjesë janë forcat ndërkombëtare të KFOR-it, për sigurinë e qytetarëve dhe të ruajtjes së kufijve të Kosovës në ato pjesë, dhe gjithnjë policia e Kosovës dhe tjerat institucione duhen të jenë në bashkëveprim të sinkronizuar dhe në harmoni mes veti me KFOR-in, deri sa ti ka kompetencat e qëndrimit dhe rolit të tij në Kosovë, dhe ne ju jemi mirënjohës ndërkombëtarëve për këtë që po na qëndrojnë pranë në këto situata deri në arritjen e njohjeve reciproke mes këtyre dy shteteve”, potencon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat