Lista e zezë e SHBA-së/ Ramiz Lladrovci tregon efektin e saj – paralajmëron ata që bien ndesh me normat ndërkombëtare

Politika

Lista e zezë e SHBA-së/ Ramiz Lladrovci tregon efektin e saj – paralajmëron ata që bien ndesh me normat ndërkombëtare

Nga: A.M. Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 22:56
Ramiz Lladrovci

Javë më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosen sanksione ndaj një grupi të krimit të organizuar që vepron në veri të Kosovës, në krye të së cilit është Zvonko Veselinoviq.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kontrollit për Pasuritë e Huaja të Departamentit të Thesarit, përveç Veselinoviq janë edhe i vëllai Zharko Veselinoviq, pastaj Zhelko Bojiq, Milan Mihajloviq, Sinisha Nedeljkoviq, Radovan Radiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Milan Radojçiq, Marko Rosiq, Radule Steviq, Milivoje Vuloviq.

Ky grup, sipas Departamentit të Thesarit i ka të regjistruara 11 biznese në Kosovë, 10 në Serbi, nga një në Kroaci dhe Bullgari.

E këtë listë të zezë të SHBA-ve në një intervistë për “Bota sot” e ka komentuar kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai tha se kjo gjë dëshmon se Kosova nuk është pa mbikëqyrje të ndërkombëtarëve, derisau shpreh se pret të ketë edhe emra të tjerë.

“Po, rajoni ynë nuk është pa mbikëqyrje dhe vullnet për shtet ligjor, nga faktorët vendimtar të shtetit dhe shtetësisë tonë. Gjithsesi, pres që të kenë efekt, jo vetëm për këta emra që janë publikuar por edhe për të gjithë ata që bien ndesh me normat ndërkombëtare si korrupsioni, pastrimi i parave dhe krimet tjera”, deklaroiLladrovci.

Gjithashtu, kryetari i Drenasit potencoi se vendi ynë është me fat që e ka një aleat si Amerika.

Lladrovci beson se përkrahja e SHBA-ve nuk do të mungojë as në të ardhmen për Kosovën.

“Jemi me fat që kemi ShBA-në kaq afër, bashkë me ne në shtet ndërtim, jemi me fat se na përkrahin dhe japin udhëzime për fuqizimin e shtetit, shtetësisë, ligjit dhe demokracisë, vlera të cilat nuk guxojnë të keqpërdoret nga askush. Nga ShBA-ja, në çdo kohë, pres më të mirën e mundshme, kam besim se kjo përkrahje nuk do të mungojë as në të ardhmen jo vetëm për Kosovën por për tërë Ballkanin”, theksoi Ramiz Lladrovci për “Bota sot”.

*Intervistën e plotë mund ta lexoni në gazetën “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat