Publicisti zbardh detaje të padëgjuara për lidhjet mes Ramës dhe Vuçiqit / Ja si filloi e gjitha

Politika

Publicisti zbardh detaje të padëgjuara për lidhjet mes Ramës dhe Vuçiqit / Ja si filloi e gjitha

Nga: M.H. Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 22:54
Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama

Kryeminisitri i Shqipërisë, Edi Rama po vazhdon të mbajë raportet e ngushta me presidentin Vuçiq.

Të dy po arrijnë të ndërmarrin iniciativa që në vazhdimsi po mundohen të dëmtojnë Kosovën, përcjell “Bota sot”.

Dy iniciativat, “Minishengeni” dhe “Ballkani i Hapur” mbetën ende të refuzuara nga Kosova.

Por ajo që po vazhdon të ngjall debate është lidhja e ngushtë që po mban Rama me Vuçiqin.

E në lidhje me këtë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur publicist Idriz Zeqiraj, i cili u shpreh se jo vetëm Shqipëria por edhe Kosova është në hall për Ramën.

Image
Idriz Zeqiraj

Sipas tij, në protestën e organizuar nga ish-kryeminsitri i Shqipërisë, Sali Berisha, do të duhej të bashkangjitej edhe një pjesë e Kosovës, për të treguar që janë kundër veprimeve të Ramës.

Tashmë, dihet, me Edvin Ramën janë në hall, jo vetëm shqiptarët e Shqipërisë, që u ka rënë për hise një kryeministër gangstër, shkelës i të gjitha normave demokratike e morale, por në hall me atë është edhe populli i Kosovës, i cili vepron në emër të tij, duke kokëtuar dhe konspiruar me Vuçiqin, gjithnjë, në dëm të Kosovës. Madje, pas ndëshkimit paradoksal të Dr. Berishës, me familje, Edi është tërbuar fare dhe "kafshon" shëmtueshëm, këdo që guxon t`i kundërvihet, për veprimet gangsteriale, të pakontrolluara, në fjalor dhe veprime. Kosova, përkatësisht, krerët e saj batakçinj, humbën rastin ideal, vite më parë, kur Rama shkatërroi, "si me sustë", pluralizmin në Shqipëri.

Kosova duhej t`i bashkohej opozitës shqiptare, të përçmuar dhe të luftuar, egërsisht e poshtërsisht, nga Rama dhe disa nga matrapazët ndërkombëtarë. Është përkrahja e pa rezervë e Hashimit me PDK-në e tij, dhënë Ramës dhe PS së tij, për nënshtrimin përçmues të opozitës dhe heshtja e subjekteve të tjera politike në Kosovë, të cilat, edhe pse nuk pajtohen me rrugaçëritë e Ramës, bëjnë sehir, sikur nuk po ndodhë asgjë në Shqipëri. Ndërkohë që, atje sundon monizmi, Enveri, hija e tij lugate, Rama! Dhe, kjo vazhdon për vite me radhë, në sytë e botës demokratike”, u shpreh Zeqiraj.

Ai tutje thotë që të dy iniciativat e Ramës dhe Vuçiqit shpërfaqën miqësinë e fshehtë të dy liderëve.

"Ra ky mort dhe u pamë", - ka shkruar Kadareja ynë, kur lufta shpërnguli në Shqipëri, shumë qindra-mijëra shqiptarë të Kosovës. Presidenti serb bëri shpikjen e qëllimshme, "Mini-Shengenin Ballkanik", më parë, tani "Ballkani i Hapur" dhe miqësia e fshehur Rama-Vuçiq u shpërshfaq dashurisht e bujëshëm”, shprehet publicist.

Ndër të tjera Zeqiraj thotë që të gjitha këto veprime të Ramës dhe Vuçiqit janë provokime ndaj Kosovës.

Bashkëpunimi bilateral dhe multilateral, në mes fqinjëve, në marrëdhënie normale, është reciprokisht i dobishëm dhe i mirëpritur. Por, në raportet aktuale, tërësisht, armiqësore, të Serbisë ndaj Kosovës, nisma, si këto, Vuçiq- Rama, janë provokative dhe hiç vëllazërore. Proverbi, "çfarë pjellë maca, hanë minj", i shkon më së miri iniciativës të Vuçiqit, me krijesat e tij "ballkanike". Hezitues dhe refuzues të dy nismave, radhazi, të Vuçiqit, janë edhe vetë sllavë e tij ballkanikë. E lëre më shqiptarët, të cilët, përveç fqinjësia fizike, nuk i lidhë asgjë me serbët”, përfundoi Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat