Si po demaskohet tërbimi anti-shqiptar i Vuçiqit/ Analisti ka një thirrje për Qeverinë e Kosovës

Politika

Si po demaskohet tërbimi anti-shqiptar i Vuçiqit/ Analisti ka një thirrje për Qeverinë e Kosovës

Nga: A.SH Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 16:00
Aleksandar Vuçiq

Në Serbi është legalizuar termi ofendues “shiptari” nga gjykatat e atjeshme. Me këtë term ata u janë drejtuar shqiptarëve të Kosovës.

Për këtë ka folur analisti politik Gani Qarri.

Ai për “Bota sot” ka thënë se serbët nga koha e Ilija Garashaninit dhe Vasa Qubrilloviqit ka bërë plane, vetëm për asgjësimin e shqiptarëve dhe kurrë nuk kanë qenë të interesuar për përmirësimin e jetës dhe integrimin e tyre. Sipas Qarrit ata kannë qenë të interesuar vetëm për fyerjen, asimilimin, dëshpërimin total dhe përfundimisht për dëbimin e tërësishëm deri në shqiptarin e fundit, me dhunë dhe të gjitha mjetet dhe mundësitë që ka pasur dhe ka si shtet në dispozicion.

“Fatkeqësisht projekti i Serbisë së madhe sa po vije e po forcohet, edhe me ndihmën e Edvin Kristaq Ramës, përkundër faktit se Serbia pas më shumë se 22 viteve pas luftës, vazhdon të mbetet shteti më armiqësor ndaj shqiptarëve, e cila edhe sot udhëhiqet nga ministrat e Milosheviqit dhe falangat e ish pushteteve të tij, që së fundmi kanë eskaluar në tërbim të hapur, kundër identitetit tonë kombëtar dhe duke mos u mjaftuar vetëm me kërcënime ushtarake, tanimë kanë kaluar edhe në legjitimimin e fyerjeve kolektive ndaj nesh si popull nga gjykatat fashiste të Serbisë okupatore. Në fakt Serbia që nga koha e Ilija Garashaninit dhe Vasa Qubrilloviqit ka bërë plane, vetëm për asgjësimin e shqiptarëve dhe kurrë nuk ka qenë e interesuar për përmirësimin e jetës dhe integrimin e tyre, por për fyerjen, asimilimin, dëshpërimin total dhe përfundimisht për dëbimin e tërësishëm deri në shqiptarin e fundit, me dhunë dhe të gjitha mjetet dhe mundësitë, që ka pasur dhe ka si shtet në dispozicion. Ndaj pas ligjit për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Medvegjë me rrethinë, duke shfrytëzuar afrimin që Aleksandër Vuçiq ka shënuar me Edvin Kristaq Ramën dhe shuarjen e zërit mbrojtës të shtetit amë, për shqiptarët në trojet e veta etnike, nën Serbi, gjykatat e shtetit hegjemonist serb, i kishin duart e lira edhe për një veprim antishqiptar, kështu që në nderim dhe shenjë respekti ndaj Edvin Kristaq Ramës zgjodhën pikërisht momentin e promovimit me aq pompozitet të "Ballkanit të hapur" prej tij, për të aprovuar edhe me ligj, fyerjet publike ndaj shqiptarëve”, thotë analisti Qarri.

Image
Gani Qarri

 

Sipas tij, për ta demaskuar plotësisht politikën antishqiptare të shtetit serb e kanë legalizuar përfundimisht dhe "qitur në treg" për përdorim të lirë, termin ofendues “shiptari”, ndaj të gjithë shqiptarëve.

“Për aq më tepër, kjo as që duhet t’i habisë shqiptarët, kur dihet mirë se Aleksandër Vuçiqi me bashkëpunëtor dhe garnitura e vjetër udhëheqëse në Serbi, janë falanga të pushtetit serb të Millosheviqit, që fatkeqësisht edhe sot gjenden në krye të shtetit, kurse veprimet kundër pjesëtarëve të popullit tonë, po demaskojnë plotësisht tërbimin e tij të dëshmuar antishqiptar, që është edhe një argument më tepër për Shqipërinë si shteti amë i të gjithë shqiptarëve dhe Edvin Kristaq Ramën, i cili në vend të mbështetjes së bashkëkombësve, iu ka bashkuar paktit ortodoks ruso-serb të Vuçiqit për të vepruar kundër tyre. Madje për ta demaskuar plotësisht politikën antishqiptare të shtetit serb të udhëhequr nga miku për kokë i Edvin Kristaq Ramës, këto ditë edhe vet Gjykata e Apelit në Serbi e ka legalizuar përfundimisht dhe "qitur në treg" për përdorim të lirë, termin ofendues “shiptari”, ndaj të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm ndaj pjesëtarëve të pakicës shqiptare në Serbi”, deklaron Qarri.

Ai thotë se kryeministri Kurti duhet të ndërmarr ndonjë veprim institucional përmes institucioneve të shtetit dhe kanaleve diplomatike, për të mbrojtur shqiptarët nga diskriminimi i hapur nga Serbia fashiste.

“Në anën tjetër edhe kryeministri i Kosovës, në vend se të ndërmarr ndonjë veprim institucional përmes institucioneve të shtetit dhe kanaleve diplomatike, për mbrojtjen e shqiptarëve nga diskriminimi i hapur që Serbia fashiste, publikisht dhe në mënyrë të organizuar po ushtron mbi ta, ai organizon pritje shtetërore për ministrat të Erdoganit dhe argëtohet me pjesëmarrje në përvjetorët e xhamive të BIK-ut, sikur të mos ishte kryeministër shteti, por një hoxhë i avancuar në kryeministër”, thotë me tej ai. Qarri deklaron se duke parë mosinteresimin total të kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës për shqiptarët në Kosovën Lindore, bën që edhe Bashkësia Ndërkombëtare të hesht gjithnjë e më tepër dhe të mos merret më seriozisht me problemet e shqiptarëve nën pushtimin e Serbisë. “Kështu që edhe Bashkësia Ndërkombëtare, duke parë mosinteresimin total të kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës për shqiptarët në Kosovën Lindore, po hesht gjithnjë e më tepër dhe as që po merret më seriozisht me problemet e shqiptarëve nën pushtimin e Serbisë, duke i lënë asaj duart e lira për defaktorizimin dhe dëbimin e tyre me të gjitha mjetet dhe mundësitë institucionale e ligjore që ka në dorë shteti hegjemonist i Serbisë. Kjo po ndodhë edhe si pasojë e faktit se Vuçiqit ka arritur ta bindë mbarë botën se Serbia është njëra ndër miket më për zemër e Edvin Kristaq Ramës i cili për hir të Aleancës Ortodokse, greko-pansllaviste dhe inat të shqiptarëve të Kosovës e të atyre nën pushtimin serb, as që heq dorë, nga krijimi i Serbisë së Madhe, të iniciuar fillimisht si "mini-shengen" për të pasur në "Ballkan i Hapur, dhe ashtu siç pritet, të përfundojë në Jugosllavinë e tretë, në të cilën do bëhej edhe unifikimi i doganave Serbi-Shqipëri, njëjtë si në kohën e Enver Hoxhës kur edhe gjuha serbe ishte futur nëpër të gjitha shkollat e Shqipërisë, si lëndë e detyrueshme për shqiptarët”, përfundon analisti Gani Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat