Kriza energjetike evropiane dhe prodhimi i ulët vendor i energjisë elektrike janë arsyet kryesore për shkak të të cilave nuk ka dyshim se qytetarët do të paguajnë fatura më të larta për energji të harxhuar elektrike, me shumë gjasë nga janari i këtij viti.
Kriza energjetike në Kosovë u rëndua për shkak të prishjeve në disa termocentrale. Këto prishje provokuan krizë të thellë të mungesës së energjisë elektrike, që për disa ditë në disa lokacione kshte mungesë me orë të tëra, përveç reduktimit sipas orarit 6 me 2 (orë pa rrymë).
Në një seancë të jashtëzakonshme që u mbajt për krizën energjike të Kuvendit, ka folur ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili veç tjerash e ka ftuar prokurorinë ta hetojë kontratën, siç tha ai të lirë të ndërmarrjes ‘Ibër Lepenci” për shitjen e rrymës me çmim shumëfishë më të lirë se sa që është në tregun ndërkombëar në këtë kohë krize.
“Në lidhje me angazhimin e prokurorisë, pajtohem që prokuroria do të duhej të fillonte hetimet për ndërmarrjen publike ‘Ibër Lepenci’ dhe kontratën që është nënshkruar për shitjen e energjisë nga Ujmani me çmim 38 euro. Duhet shikuar se kush e ka nënshkruar atë kontratë dhe çfarë procesi është zhvilluar në atë kontratë korruptive. Kur ne blejmë me çmim marramendës, kurse energjinë që e prodhon Ujmani shitet me çmim 38 euro me MËh”, u shpreh Murati.
Gjatë debatit, deputetët e partive në opozitë kanë akuzuar kryeministrin Albin Kurti për krizën energjetike.

Madje, deputetët e LDK-së dhe ata të AAK-së kanë deklaruar se për shkak të krizës energjetike që është krijuar duhet të ndodhë edhe shkarkimi i qeverisë Kurti.
Kuvendi pas debatit e ka miratuar vendimin e Qeverisë për masat emergjente për kufizim të furnizimit me energji elektrike. Sipas dokumentit të Zyrës së Kryeministrit, masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.
Kujtojmë që Kurti ka premtuar se do të ndërmerren të gjitha masat që të tejkalohet kriza, por janë dy opsione, reduktimet që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike ose rritja e çmimit.
Kelmendi: Hetimet duhet të bëhen kundër atyre që e nënshkruan shitjen e aseteve të KEDS-it
Në lidhje me këtë temë profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot”, thotë që hetimet duhet të hapen ndaj të gjitha kontratave të KEDS-it, dhe që çuan edhe në rritjen e mëhershme të çmimeve.
Muhamet Kelmendi
Ai shton që këto hetime shkojnë më shumë për qeveritë e kaluara siç është ajo e Thaçit.
“Shkaku pse nuk hapen hetimet ndaj kontratës së privatizimit nga KEDS-i dhe për çmimet ka karakter politik. KEDS-it iu ka shitur shpërndarja e rrymës dhe mënyra e blerjës së saj, duke caktuar me kontratë edhe çmimin dhe përqindjen që mund të rritet. Po që se hapen hetimet këtu dhe për çmime, ato shkojnë te qeveritë e kaluara, sidomos te ajo e z.Thaçi, kur u shit. Në atë kohë u nënshkrua kontrata nga ministri Beqaj në qeverinë Thaçi dhe dihen edhe lëshimet në çmim që u bënë”, u shpreh ai.
Më tej, profesori thotë që për të hapur hetimet për rritje të çmimeve kemi fakte shumë dhe se blerja që është bërë 26.3 milionë duhet të hetohet, përfshirë rastin e “Ibër Lepencit”.
“Në fakt këtu dhe ndaj këtyre duhet të hapen hetimet si dhe ndaj çmimeve aktuale që janë 5 deri në 6 herë më lirë se në treg që e blenë KEDS-i. Është gjë juridike shumë e qartë. Ajo gjendje duhet të hetohet dhe përgjegjësit të përgjigjen. Fakte ka mjaftë. Shumë herë është thënë se asetet e blera nga KEDS janë deri në 600 milionë euro. Blerja ka qenë për nën 30 milionë euro. Kjo duhet të hetohet. Duhet edhe çmimi aktualisht. Së bashku”, thotë Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.
Krasniqi: Të hulumtohen të gjitha kontratat e nënshkruara
Ndërsa juristi Islam Krasniqi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që duhet të shikohen të gjitha kontratat e nënshkruara nëse ka pasur në to të shkruar se do të ketë rritje të çmimve në tregun ndërkombëtar.
Islam Krasniqi
“Po ne e dimë se si janë përzgjedhur një pjesë e prokurorëve të shtetit, gjthnjë duke u bazuar në përgjimet e një pjese të elitës politike dhe për atë arsye kemi shumë kritika dhe vërejtje nga bashkësia ndërkombëtare. Mirëpo, këtu duhet të shikohen kontratat se si janë nënshkruar, a janë paraparë edhe krizat emergjente te lëvizja e çmimit në tregun ndërkombëtarë. Duke e ditur se çdo kontrat ku kanë marrë pjesë klasa politike ka mbetur e mangët me shumë zbrazëtira brenda saj, që ka pasur mundësi të interpretohet në mënyra të ndryshme”, thotë juristi.
Ai në fund përmend edhe rasin e privatizimit të “Ferroniklit”, dhe ku ishte përfshirë edhe një marrëveshje me KEK-un për të paguar 70% më lirë energjinë elektrike se sa që ishte në tregun e Kosovës, mirëpo të njëjtit nuk e kanë paguar as atë.
Juristi nuk përjashton as kallëzimet penale në këto raste.
“Ka qenë rasti me “Feroniklin”, i cili ka pasur marrëveshje me KEK-un, ku rreth 70% më lirë duhej ta paguante energjinë elektrike dhe nuk e ka paguar as atë. Andaj duhet të analizohet çdo kontratë, nëse ka nevojë edhe të ndryshohet, plotësohet për rast nevoje pse edhe mos të ngritet kallzim penal, nëse supozohet për ndonjë vepër penale”, përfundoi Islam Krasniqi për “Bota sot”.