Kjo është arsyeja pse nuk ka marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi!

Politika

Kjo është arsyeja pse nuk ka marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi!

Nga: N. Sh. Më: 3 janar 2022 Në ora: 16:31
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Kosova dhe Serbia kanë stagnuar në dialogun i cili me vite të tëra po zhvillohet në Bruksel.

Marrëveshja për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë është bërë ‘mollë sherri’, për mos vazhdimin e këtij dialogu.

Kjo marrëveshje e nënshkruar fillimisht më 19 prill 2013 nga ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daciq, e më vonë me 25. 08. 2015 edhe nga ish-kryeminsitri i Kosovës, Isa Mustafa ishte nënshkruar Asociacionin në Bruksel.

Në Kosovë, nënshkrimi i Asociacionit në Bruksel ishte vlerësuar si akt kundër Kosovës. Madje edhe sot kjo cilësohet si tradhti kombëtare, prandaj disa herë është kërkuar që nënshkruesit e kësaj marrëveshjeje të gjykohen nga drejtësia në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë është i gatshëm që marrëveshja me Serbinë të ndodh gjatë vitit 2022, por një gjë e tillë varet edhe nga Serbia.

“A do të ketë një marrëveshje të tillë varet shumë më shumë nga Serbia sesa nga Kosova meqenëse ne jemi të gatshëm. Marrëveshja që nuk e nënkuptojnë si qendër të përmbajtjes njohjen reciproke natyrisht që nuk janë të pranueshme për ne por edhe nuk janë të dobishme për askënd”, është shprehur Kurti.

Ai ka thënë se me arritjen e marrëveshjes përfundimtare do të përfitonin të dyja shtetet, meqë do të përshpejtohej procesi i integrimit të këtyre dy vendeve në familjen europiane.

“Serbia dëshiron të vazhdoj rrugën europiane por këtë nuk do të mund ta bëj pa e pranuar Kosovën dhe në anën tjetër Kosova dëshiron edhe integrime europiane por edhe euroatlantike dhe për këtë na nevojitet një normalizim i plotë me Serbinë”, ka thënë ai.

Se a do të arrihet një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, analisti politikë dhe jurisiti Blerim Burjani, është skeptik.

Sipas tij, Serbia nuk është e gatshme që ta heq Kosovën nga preambula kushtetuese serbe.

“Nuk e besoj që do të arrihet ndonjë marrëveshje finale. Ka shuëm qëndrime plotësisht të ndryshe dhe qasje të ndryshme. Serbia nuk është e gatshme të bëjë hapim dhe ta heq Kosovën nga perambula ksuhtetuese serbe që pritet të ketë ndryshime kushtetuese në Serbi”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, Kosova nuk e pranon asnjë marrëveshje për Asociacionin me Shumicë të Komunave Serbe.

“Republika e Kosovës nuk ka gjasa të pranoj ndonjë marrëveshje për Asociacionin. Pra asnjë. Kështu së paku mendon Qeveria. E këtu shihen pengesat serioze dhe të shumta në këtë drejtim. Prandaj, shpresat janë të vogla që të ndodhë diçka pozitive dhe përfundimtare”, përfundon Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat