“Një turp kombëtar”, avokati shqiptar komenton protestën e dhunshme - ja çka duhet të bëhet me Berishën

Politika

“Një turp kombëtar”, avokati shqiptar komenton protestën e dhunshme - ja çka duhet të bëhet me Berishën

Nga: A.ZH Më: 8 janar 2022 Në ora: 20:08
Pamje nga protesta e sotme e thirrur nga Sali Berisha

Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela, ka komentuar protestën e sotme të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, para selisë së Partisë Demokratike. Aty pati persona të lënduar, gaz lotsjellës, hedhje uji dhe 20 persona të shoqëruar në polici.

Ngjela për gazetën “Bota sot”, e ka quajtur këtë protestë turp kombëtar dhe lëvizje anti-shqiptare, teksa ka kërkuar arrestimin e Berishës.

“Një turp Kombëtar; por jo i vetmi i krijuar nga Sali Berisha. Pyetja e fundit që bëni ju, është e para: Nëse ka shtet në Shqipërisë; Sali Berisha duhet arrestuar që në këto çaste. Krimi Berisha i kësaj dite është në flagrancë. Dhe është saktë një lëvizje antishqiptare”, ka deklaruar avokati.

Ai më tej ka akuzuar Berishën se i është bashkuar Moskës dhe Beogradit për të destabilizuar Shqipërinë.

“Eshtë në favor të destabilizimit të Shqipërisë. Kush e kërkon destabilizimin e Shqipërisë? E kërkon me ngulm Moska dhe Beogradi. Po Saliu? Është bashkë me ta: kjo është logjika e kësaj ngjarjeje...Atëherë? Ngjarja e sotme është krim kundër Shqipërisë. Krim i drejtuar nga Sali Berisha”, ka thënë Spartak Ngjela për ”Bota sot”.

Ai ka shtuar se tani duhet të veprojë pushteti gjyqësor i Shqipërisë.

”Fjalën e ka tani forca e shtetit, sidomos pushteti gjyqësor i saj”, është shprehur avokati.

Në një konferencë për media, pas përfundimit të protestës, Berisha ka thënë se protesta nuk ishte e dhunshme, mirëpo sipas tij, u pa që “selia e PD nuk është e PD-së,  por është objekt i Ministrisë së Brendshme të “narko-qeveris딓.

Ai ka paralajmëruar se protestat paqësore do të vazhdojnë. Duke vlerësuar vendosmërinë e protestuesve, Berisha theksoi se shumë shpejt do të njoftohet protesta e radhës.

“Vetëkuptohet kjo protestë kishte detyrë të hapte dyert e bliundura të mbyllura nga Edi Rama me pengun e tij Lulzim Basha. Në fakt protesta dyert i hapi. Nderim të madh të gjithë atyre protestuesve që me guxim, vendosmëri dhe gjakftohtësi çanë blindet e Edi Ramës dhe peng Bashës pa gërvishtur qoftë dhe një person të vetëm. Por natyrisht sasitë e mëdha të gazit që u përdorën të cilat tejkalonin çdo lloj limit, ka patur ndër të tjerë kolegë tuajt, fotografë të shquar, të cilët nga sasitë dhe toksiteti i gazit pothuajse po humbisnin ndjenjat dhe më shumë. Banditët e Edi Ramës u panë duke qëlluar me të gjitha mjetet mbi demonstruesit. Janë të plagosur dhe kanë kaluar nëpër spitale 12 demonstrues. Janë të ndaluar pa asnjë motiv të rinj të kapur në rrugë për fajin e vetëm se kanë marrë pjesë në protestë rreth 41 protestues. Pavarësisht nga këto veprime të një tradhtari të vërtetë që sot nxorri më shëmtuar se kurrë fytyrën e tij para shqiptarëve, të Lulzim Bashës në koordinim me Edi Ramën, ajo çka më ka impresionuar më shumë është vendosmëria totale absolute e protestuesve për të qëndruar të pamposhtur. Ata sot kanë vetëm një pyetje, kur do kthehemi përsëri. Unë i garantoj se Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD do t’u japë atyre përgjigje në kohën më të shpejtë“, ka deklaruar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat