Kosova drejt anëtarësimit në NATO?! Ky është rreziku nga ndikimi rus

Politika

Kosova drejt anëtarësimit në NATO?! Ky është rreziku nga ndikimi rus

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 9 janar 2022 Në ora: 17:02
Ushtarët amerikan dhe ushtarët e Kosovës

Dialogu Kosovë-Serbi mbetet një nga temat më aktuale në vend.

Ka shumë vite që zvarritja e bisedimeve po vazhdon, pa një marrëveshje finale.

Kjo mosarritje e një marrëveshje po penalizon Kosovën për të lëvizur drejt anëtarësimit në organizata e mekanizma ndërkombëtarë.

Një marrëveshje me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve, do t’i shtronte rrugën Kosovës drejt anëtarësimit apo përafrimit të saj me organizatat e mekanizmat kryesorë sot në botë.

Mirëpo ky penalizim ka arritur të sjellë edhe mobilizimin e presidentes Osmani, duke kërkuar nga Turqia ndihmë për anëtarësim në NATO.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat