Gjykata Speciale zbulon “ndërmarrjen kriminale” që përgatiti vrasjen e Enver Malokut

Politika

Gjykata Speciale zbulon “ndërmarrjen kriminale” që përgatiti vrasjen e Enver Malokut

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 11 janar 2022 Në ora: 08:10
Enver Maloku

Sot (11 janar 2022) mbushen 23 vjet nga vrasja makabre e Enver Malokut, veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, udhëheqësit të Qendrës Informative të Kosovës (QIK) dhe kolumnistit të rregullt të gazetës “Bota sot”.

Ishin kohë të vështira, kryengritja për çlirim nga pushtuesi serb kishte marr hov si kurrë më parë. Fryma intelektuale lobonte në vazhdimësi për Kosovën e lirë demokratike dhe të pavarur.

Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim do të luante edhe Qendra Informative e Kosovës (QIK) që udhëhiqej nga Enver Maloku, një intelektual i shquar, krah i Presidentit Ibrahim Rugova.

Shkrimet e tij të fuqishme godisnin të keqen që kishte mbërthyer vendin.

Ishte pikërisht vepra e tij prej intelektuali që do t`ia zinte rrugën njerëzve të ligjë, të cilët për të arritur qëllimet e tyre keqdashëse nuk ia kursyen as jetën.

Më 11 janar të vitit 1999, pak orë pasi në redaksinë e gazetës “Bota sot”, kishte dorëzuar shkrimin e tij të radhës, Enver Maloku u vra para hyrjes së banesës së tij në lagjen “Bregu i diellit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat