"Peshqit e mëdhenj", ROSU duhet të zbarkojë në rezidencat e të fortëve të politikës

Politika

"Peshqit e mëdhenj", ROSU duhet të zbarkojë në rezidencat e të fortëve të politikës

Nga: H.O. Më: 13 janar 2022 Në ora: 20:03
Ilustrim

Lëndët e ‘Peshqëve të mëdhenj’ ende kanë mbetur pa u përfunduar. Ato nuk po heton as nga Eulex-i e as nga organet tjera të drejtësisë në Kosovë.

Kështu, Florim Zeqa, njohës i ҫështjeve politike, ka folur për ‘Bota sot’ lidhur me këtë ҫështje, se pse nuk po hetohen ‘peshqit e mëdhenj’, mision që nuk e kreu EULEX-i.

Image
Florim Zeqa

“Politika i ngjet një oqeani me peshq të vegjël dhe të mëdhenjë. Përderisa peshqit e vegjël ushqim i kanë gjallesat e vogla nënujore, peshqit e mëdhenjë ushqehen me peshqit e vegjël. Ashtu sikurse jeta e peshqëve në oqean është edhe jeta e liderëve në politikë, ku gjithnjë të mëdhenjtë ushqehen me më të vegjëlit. Sa herë që turbullohen "ujërat" në politikë, të parët që e pësojnë janë peshqit e vegjël”, vlerëson Zeqa.

Ai tutje thotë se, si asnjëherë më parë në politikën e Kosovës janë turbulluar ujërat aq shumë, saqë nuk po dihet më, cili do të jetë fati i peshqëve të mëdhenjë; a do të bien në grepin e prokurorisë apo do të shpëtojnë nga drejtësia?!

“Policia e Kosovës, gjegjësisht njësia speciale "ROSU" paraprakisht zbarkimit në barakat dhe tendat e peshqëve të vegjël, duhet të zbarkojë në rezidencat e të fortëve të politikës, qofshin ata në pushtet apo opozitë, në veri apo jug, aty ku është kupola e korrupsionit dhe e krimit të organizuar ekonomik për të arrestuar "peshqit e mëdhenjë", thekson ai.

Zeqa thotë tutje se arrestimi i “peshqve të mëdhenjë” ishte premtim i kahmotshëm i EULEX-it, por edhe premtim i freskët i kryeministrit aktual, Albin Kurtit si opozitarë.

“Do të ikë Lumezi e do të kthehet Elezi”! Edhe pse po bëhet gati një vit nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet, nuk ndodhi njëra (kthimi i Elezit) dhe as tjetra (arrestimi i “peshqve të mëdhenjë”, thotë analisti Zeqa për ‘Bota sot’.

Ka filluar kapja e problemit nga bishti e jo nga koka

Ai duke përmendur aksionet e fundit të kasioneve të policisë si demolimi i lojërave të fatit, aparaturave të kriptovalutave dhe identifikimi i vilave në Brezovicë janë kapje e problemit nga bishti dhe jo nga koka.

Emrat e “peshqve të mëdhenjë” jo që nuk janë të panjohur për kryeministrin Albin Kurti, nuk janë të panjohur për prokurorinë e shtetit dhe as për gjykatat.

“Madje edhe qytetarët e rëndomtë janë në dijeni se kush janë pronarët faktik të lojrave të fatit, se kush janë pronarët faktik të “minierave” të kriptovalutave, se kush janë pronarët faktik të villave dhe restoranteve luksoze, se kush janë pronarët faktik të pikave të karburanteve, se kush janë pronarët faktik të gurëthyesve dhe çdo biznesi fitimprurës në Kosovë. Qytetarët tashmë janë lodhur me maskarada mashtruese si nga qeveritë paraprake ashtu edhe nga aktualja, e cila e ka fuqinë dhe përgjegjësinë historike për të bërë kapjen sa më parë të “peshqve të mëdhenjë”. Në të kundërtën, do të përballet me pakënaqësitë e qytetarëve për mosmbajtje të premtimeve elektorale”, thekson Zeqa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat