Deklarohen nga Vetëvendosja për largimin e të rinjve nga Kosova: As vendet anëtare të BE-së nuk e kanë zgjidhur këtë problem

Politika

Deklarohen nga Vetëvendosja për largimin e të rinjve nga Kosova: As vendet anëtare të BE-së nuk e kanë zgjidhur këtë problem

Nga: N. Sh. Më: 14 janar 2022 Në ora: 22:53
Pamje nga aeroporti i Prishtinës

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani e ka komentuar largimin e të rinjve nga Kosova.

Zogiani në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se, problemi i ikjes së popullësisë nga Kosova është evident me dekata e për arsye të tjera edhe më herët.

Sipas tij, atu ku mungon përspektiva iket nga ai vend.

Zogiani thekson se, as vendet anëtare të BE-së nuk e kanë zgjidhur problemin e qytetarëve për t'u shpërngulur duku tjetër.

Image
Avni Zogiani

“Pse ikin njerëzit nga vendi i tyre është pyetje që nuk mund të çojë në një faktor të vetëm ose në një segment kohor të kufizuar. Mandej nuk është se ikët vetëm nga Kosova, por kudo ku mungon përspektiva iket. As edhe vendet anëtare të BE-së nuk e kanë zgjidhur problemin e tendencës së qytetarëve të tyre për tu shperngulur diku ku ka më shumë përspektivë. Pra nuk mund të flitet për një fajtor por kemi të bëjmë më shumë faktorë sociologjik që më se paku mund të trajtohen në mënyrën siç po i trajton opozita në Kosovë”, thotë Zogiani për gazetën “Bota sot”.

Ndryshe, ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka bërë të ditur se 56 mijë e 639 qytetarë kanë aplikuar për terminë për vizë pune në këtë shtet.

Kjo shifër është vetëm brenda një viti, derisa për ambasadat tjera nuk kemi të dhëna të sakta se sa është numri i qytetarëve që kanë aplikuar për viza pune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat