Ikja e të rinjve dhe fajësimi i Qeverisë Kurti/ Peçani: Deklaratat e Haradinajt janë hipokrizi

Politika

Ikja e të rinjve dhe fajësimi i Qeverisë Kurti/ Peçani: Deklaratat e Haradinajt janë hipokrizi

Nga: A.SH Më: 16 janar 2022 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Në Kosovë rinia në masë të madhe po duan të largohen nga vendi. Ata një muaj më herët në ambasadën e Gjemrnaisë në Kosovë, kanë aplikuar për viza më shumë se 56 mijë qytetarë.

Kjo shifër është alarmante për vendin tonë. Për këtë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverinë Kurti për të cilën ka thënë se nuk po bën asgjë për të ndaluar këtë.

Analisti Ruzhdi Peçani në një përgjigje për “Bota sot” thotë se sjelljet e taborit të Haradinajt janë hipokrizi, ata madje sa ishin në pushtet injoronin të rinjët.

“Politikanët e opozitës, taborit të z.Hardinaj, në mungesë të kauzës politike, po sillen dhe veprojnë pamëdyshje me një hipokrizi dhe skajshmërisht destruktiv. Po, këta përplotë njëzet vite, me koalicionet e tyre nuk pushonin me retorikën se të rinjtë janë qenësorë, janë ardhmëria, po në të vërtetë këto si gjithmonë ishin fjalë boshe politike, të cilat nuk joshnin gjeneratën e re të këtij mileniumi në një nivel më të thellë. Kështu ndodhi një rreth i mbyllur: duke parë se politika nuk merret me temat dhe problematikën e tyre, partitë politike –injoronin të rinjtë. Kështu të rinjtë asnjëherë nuk ishin nën thjerrzën e partive politike, që qeverisën gjerë në fund të 2020. Nataliteti në vend të viteve të fundit shënonte rënie. Shkalla e papunësisë e të rinjëve ishte mjaft e lartë. T´i përkujtojmë z.Haradinaj, në veçanti që nga 2013-2017, brenda kësaj kohe jashtë Kosovë të lindur janë afro 137.000 fëmijë. Nga 1.2 mln. të qytetarëvve, që llogariten të aftë për punë, të punësuar ishin 350.000, papunësia kishte arritur afro 30% kështu 160.000 qytetarë të aftë për punë pritnin punësim – të dhëna këto nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Këta pjesa dërmuese të rinjë”, thotë ai.

Sipas tij, shpresa dhe e ardhmja e rinisë është vjedhur nga qeveritë e kaluara ose kleptokracia. Madje, me gjithë kritikat e opozitës në drejtim të Kurtit shihet se ka një urrejtje patologjike.

“Nuk vonoi shumë dhe kreu i AAK-së, erdhi në pushtet. U bë kryeministër i Kosovës, ndërkohë që largimi i qytetarëve ligjërisht apo ilegalisht vazhdonte. z.Haradinaj: “Kryeministër, qytetarëve u është vjedhur shpresa përmes tenderomanisë, tenderëve njëburimor, klientelizmit, politizimit të bordeve dhe punësimeve të familjarëve të funksionarëve të partisë suaj”. Do i themi – Jo ! shpresa dhe e ardhmja iu vodh nga qeveritë e shkuara, kleptokracia. Ky reflektim i këtyre të bëmave, nga pasqyra që shihni, është e qeverive të kaluara ku ishit edhe vetë. “Qytetarët po ikin nga vendi sepse kjo qeveri e ky kryeministër po tentonjnë që Kosovën ta shndërrojnë në Venezuelë. Me politikat majtiste ekstreme, ngjalljen e sentimentit anti-amerikan, ata po shkojnë rrugës së Chavez-it”. Kur thotë këtë z.Haradinaj tregon qartazi për averzionin që ka opozita ndaj Albin Kurtit. Një urrejtje patologjike”, deklaron analisti.

Peçani përmend disa nga arsyet pse të rinjtë ikin nga atdheu.

“Ngase ata që do duhej të ishin në burg sorollateshin në institucionet e shtetit. Ngase bijtë më të denjë nuk u këthyen nga mërgata dhe të merrnin pushtetin në Kosovë, ngase nuk bëhej lustrimi,dhe sot opozita nuk mbështet vetingun. Pse? Ngase Kosova nuk kishte kapitalizëm normal – vetëm një mix gjithëfarësh e gjithëçka, ngase një numër i atëdhetarëve – luftarëve u shitën për patundshmëri. Ngase të rinjëve nuk u plasë për politikë,por vetëm si të ikën nga Kosova, Ngase ikona nacionale ishin “deputetët”, oligarkët e matrapazët. Ngase pronarët dhe oligarkët ishin në në pushtet të cilët nuk e duanin shtetin dhe nga kjo u nëpërkëmb vendi dhe qytetarët e sajë. Ngase Kosova nuk kishte për 20 vite institucione adekuate kredibile dhe parlamentarizëm demokratik,kishte plutokraci, strofkë të korrupcionit, nepotizmit dhe krimit të organizuar. Ngase Kosova qeverisej nga rrjeti i krimit të organizuar. Ngase e shumica nga “elita” intelektuale dhe mediatike ishte e servilosur dhe stërkequr, tnsformuar shtireshin si “demokrat”. Ngase prindërit e tyre, me diplomë universitare, profesor univesitar, inxhinier, mjekë, ...u lanë me pension moshe prej 90 euro. Ngase në Kosovë ndodhnin tradhëti të mëdha kombëtare në 2013, 2015 dhe 2018, ku u amputua tokë e Kosovës dhe sot rrezikon integritetin dhe sovranitetin e vendit. Ngase… vargu i shumë të këqijave vazhdonte!”, përmend ai.

Në fund shton se Qeveria Kurti vendin e gjeti në koma, nga të bëmat e qeverive të kaluara dhe po mundohet ta ringjallë.

“Kjo qeveri Kurti 2, vendin e gjeti në koma, po kjo qeveri po i lufton të bëmat e kastës që ishte dhe patjetër se mendon ndryshe. Për të 51% që ishte te kutitë e votimit na paska qenë “imagjinar”. Ringjallja, nga koma ka filluar dhe kjo qeveri ka aftësitë dhe potencialin ta bëjë, por ja që egoja e z.Haradinaj nuk mund ta pranoj. Po të dali para pasqyrës z.Hardinaj, dhe t´i shtroj pyetjen pasqyrës: “Moj pasqyrë, cilët ishin ata që katandisën këtë vend dhe shkatuan dhimbjen e madhe të migrimit?”– Si përgjigje, në pasqyrë do dalin logot PDK, LDK, AAK dhe NISMA”, përfundon Ruzhdi Peçani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat