“Cili e kemi radhën tani”, zbulohen fjalët e deputetit të LDK-së para vrasjes, ja si e kishte paralajmëruar ekzekutimin

Politika

“Cili e kemi radhën tani”, zbulohen fjalët e deputetit të LDK-së para vrasjes, ja si e kishte paralajmëruar ekzekutimin

Nga: A.ZH Më: 17 janar 2022 Në ora: 15:37
Smajl Hajdaraj, deputeti i vrarë i LDK-së

Sot janë bërë 20 vite nga vrasja e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Smajl Hajdarajt.

Ish-komandanti i UÇK-së u vra në hollin e hyrjes së banesës së tij në Pejë, ku i ishte bërë një pritë, teksa po kthehej nga puna në shtëpi.

Ai ishte qëlluar me breshëri plumbash, të cilat ia morën jetën. 

Vet ish-deputeti duket se e kishte ndjerë vdekjen e tij. Ai para se të vritej kishte lënë një dorëshkrim, në të cilin përmendte një grup që pengonte organizimin ushtarak të UÇK-së.

Se ai e kishte paralajmëruar ekzekutimin e tij, e ka thënë edhe djali i tij, Shpëtim Hajdaraj, një muaj më parë në një intervistë ekskluzive për gazetën "Bota sot".

"Po, sikur e ka ditur dhe e ka ndjerë që do të vritet. Personalisht e kam parë duke e shkruar këtë letër dhe kjo ka qenë rreth 1 muaj para vrasjes. Mirëpo, vlen ta theksoj se që nga paslufta vazhdimisht kur ndodhke ndonjë vrasje tjetër politike, pyeste: “Cili e kemi radhën tani” –parafrazim të Smajlit që e kam dëgjuar vet duke e thënë", ka thënë Shpëtim Hajdaraj.

Familja Hajdaraj ka akuzuar kundërshtarët politikë për vrasjen e ish-deputetit. I pyetur nëse ka ndonjë emër në të cilin dyshojnë, Shpëtim Hajdaraj ka thënë se në vrasje ishin të përfshirë shumë persona pasi funksionin si sistem.

"Qëndrojmë prapë pas kësaj deklarate dhe kësaj bindjeje. Po të ishte ndryshe, do të ishte zgjidhur rasti deri më sot. Asnjë nga këto raste të ngjashme nuk janë zgjidhur, duke përfshirë as sulmet ndaj vet Presidentit Rugova. Sa i përket emrit të ndonjë personi të veçanti, nuk do isha ndal në pjesëza apo copëza, sepse ka më shumë të përfshirë me role të ndryshme. Ishte sistem", ka theksuar ai për gazetën./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat