Dialogu me Serbinë ka pësuar fiasko totale / Kosova më nuk nënshtrohet

Politika

Dialogu me Serbinë ka pësuar fiasko totale / Kosova më nuk nënshtrohet

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 18 janar 2022 Në ora: 17:23
Foto nga takimi i fundit në Bruksel

Dialogu me Serbinë ka nisur shumë vite më parë, por tani nuk dihet se kur do të vazhdojë me takimet e radhës.

Aq më pak dihet se kur mund të arrihet një marrëveshje finale mes të dyja shteteve.

Serbia po insiston që të formohet asociacioni i komunave me shumicë serbe, ashtu siç është nënshkruar me 2013 dhe 2015, i cili është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Gjërat në favor të saj i ka thyer aq shumë Serbia, sa një pjesë e burokracisë europiane, fjalën e parë e ka, pranojeni asociacionin sipas marrëveshjes ose ndryshojeni Kushtetutën.

Gjërat tani mund t’i ketë koklavitur edhe më, vendimi i institucioneve të Kosovës që të mos e lejojë referendumin antikushtetues të Serbisë në Kosovë. Zëdhënësi i BE-së, megjithatë është shprehur se dialogu nuk është ndërprerë, dhe se rasti me referendumin nuk pritet të ketë ndikim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat