Ish ministri i Shëndetësisë komenton punën njëvjeçare të Qeverisë Kurti 2

Politika

Ish ministri i Shëndetësisë komenton punën njëvjeçare të Qeverisë Kurti 2

Nga: A.SH Më: 19 janar 2022 Në ora: 15:52
Qeveria Kurti

Në muajin e shkurt qeveria Kurti II, mbush një vjet qeverisje.

Qeverinë e Kurti e kanë përcjellë shumë vështirësi, që nga pandemia e deri te problemi i fundit, përballja me mungesë të energjisë.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rramani ka komentuar qeverisjen në krye me Albin Kurtin.

Ai ka thënë se, kjo qeveri po harxhon kohën dhe energjinë për t’i arsyetuar dështimet e premtimeve që i ka dhënë.

“Kjo Qeveri si duket është e destinuar që tërë kohën dhe energjinë ta harxhoj duke u munduar t’i arsyetoj dështimet e premtimeve populiste. Nuk shkohet përpara duke e prezantuar si sukses numrin e mbledhjeve të qeverisë dhe numrin e vendimeve që janë marrë. Nëse ato vendime sjellin vetëm shkarkimin e disa bordeve, drejtorëve e komisioneve dhe emërimin e militantëve partiak në po ato borde, drejtori e komisione, atëherë ato nuk kanë asnjë vlerë”, ka thënë ai.

Tutje i ka përmendur disa nga siç i quan ai skandale, duke filluar nga mungesa e ambasadorëve, problematika me energjinë e shumë të tjera.

“Skandalet në politikën e jashtme, paralizimi i ambasadave nga mungesa e ambasadorëve deri te paqartësitë rreth dialogut, krijojnë pasiguri që më herët nuk është hasur në këto njëzet vite. Problematika me energjinë dhe qasja tejet jo serioze ndaj saj, në kohën kur deklarohet pa asnjë argument "rritja e jashtëzakonshme ekonomike" e dëshmon arrogancën dhe jo-seriozitetin në qeverisje me vendin. Përpos kësaj sulmet ndaj mediave nga disa eksponent qeveritar dhe tendenca për ndërhyrje direkte në organizimin e sindikatave, tregon se kjo Qeveri e ka mendjen vetëm te ruajtja e pushtetit me çdo kusht e assesi te zhvillimi i shtetit”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat