“Gjendje e mjerueshme energjetike” – Kush është fajtori për situatën e krijuar?

Politika

“Gjendje e mjerueshme energjetike” – Kush është fajtori për situatën e krijuar?

Nga: A.Z Më: 19 janar 2022 Në ora: 22:17
Foto ilustrim

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se në debatin e thirrur nga kjo parti nesër në Kuvend, tema kryesore do të jetë propozimi për shtrenjtim të rrymës.

Në një konferencë për media, Tahiri theksoi se ky propozim është i papranueshëm dhe afekton rreth 200 mijë familje.

Ai ftoi grupet parlamentare për ta votuar rezolutën që stopon këtë propozim, ose në të kundërtën Tahiri tha se mund të ketë edhe protesta.

“Është e papranueshme që dikush që i ka paguar 58 euro të paguajë me tarifën e re 109 euro, 100% më shumë, dikush që shpenzon deri 800 KË që ka paguar 47 euro të paguajë 74 euro. Ne nesër në këtë debat që do të trajtojmë tema tjera, presim dy çështje, presim nga shumica parlamentare nga VV që të reflektojë dhe të votojë rezolutën tonë që kërkon nga ZRE dhe Qeveria që të mos shtrenjtoj rrymën. Që të anulohet rekomandimi dhe ky vendim të mos hyjë në fuqi, ZRE-në e ka zgjedh ky kuvend, nesër në debatin që e kemi thirrur, përmes një rezolute të stopojmë ngritjen e çmimeve të rekomanduar nga ZRE”, tha Tahiri.

Lidhur me këtë, analisti Hidajet Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se kjo gjendje nuk është e krijuar nga Qeveria, madje sipas tij, nuk duhet as të fajësohet.

Image
Hidajet Ahmeti

Ai theksoi se duhet të propozohen zgjidhje racionale për lidhur me këtë çështje.

“Mendoj se propozimi për një kategorizim të qyterarëve në pagesën e rrymës është i papranueshëm, por përmes debatit institucional duhet të gjendet një zgjidhje racionale. Kjo çështje shumë e ndishme nuk duhet të merret me eufori, as të tentohet që të fitohet poena politik nga partitë opozitare, por të propozohen zgjidhje racionale dhe afatgjate. Gjendja faktike e krijuar nuk është e kësaj qeverie, por që tash bie përgjegjësia mbi këtë qeveri, por jo të fajësohet për këtë gjendje të mjerusheme energjitike”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat