Opozita paralajmëroi protestë për rritje të çmimit të energjisë elektrike – ky është skenari që pritet të ndodhë

Politika

Opozita paralajmëroi protestë për rritje të çmimit të energjisë elektrike – ky është skenari që pritet të ndodhë

Nga: M.H. Më: 22 janar 2022 Në ora: 17:42
Kuvendi i Kosovës

Kriza energjetike ka ndikur në rritjen e pmimit të energjisë elektrike.

Këtë gjë e kanë kundërshtuat partitë opozitare, të cilat kanë paralajmëruar edhe organizim të protestave.

Se sa mund të kenë efekt këto protesta nëse mbahen në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi.

Ai u shpreh se protestat janë mjete demokratike të ppopullit për të kundërshtuar paknaqësitë që ka si shoqëri andaj një protestë mund të sjellë të mirat e saj.

Sipas tij, duhet të bëhen protestat të paraqiten kërkesat dhe të fillojnë negociatat.

Image
Muhamet Kelmendi

Protestat dhe manifestet publike, si demonstratat dhe bojkotimet, janë mjete demokratike të shoqërive demokratike. Gjendja e rëndë kundërshtohet në mjete demokratike. Në protesta dhe në demonstrata dalin kërkesat. Rritja e çmimit të energjisë elektrike, sikundër gjendja e të punësuarëve në sektorin privat dhe publikë, janë fakte të mjaftueshme për protesta. Kur kësaj ia shtojmë gjendjën në shëndetësi, atë të pensionistëve dhe të masave sociale, gjendja është më e rëndë se sa mendohet. Masat në këto gjendje dalin në protesta dhe në demonstrata. Bllokohet puna në shumë sektorë dhe kërkohen kushtet e punës, rritja e të ardhurave dhe ulja e çmimëve të gjërave elementare. Manifestiet e tilla bëhen të qarta. Masat marrin pjesë në to. Paraqiten kërkesat dhe fillojnë negociatat me organet kompetente. Kështu duhet vepruar punëtorët edhe në sektorin privat. Atje është gjendja e rëndë”, u shpreh ai.

Më tej, ai thotë se sektori privat është në një gjendje shumë të rëndë pasi kanë presion dhe nuk kanë kushte të mira të punës.

Kelmendi thotë që këto masa duhet të protestohen dhe se kjo detyrë iu takon sindikatave mirëpo që edhe BSK është mirë të dal në këto protesta pasi janë të vetmet që mund të realizojnë qëllimet që ky sektor ka.

Punëtorët janë në gjendje skllavëruese. Nuk kanë sigurime shëndetësore dhe as pensionale. Shfytëzohen ashpër duke punuar nga 10 orë në ditë dhe 6 ditë në javë. Këtu duhet manifestine të gjera. Sektori privat e njeh vetëm këtë presion. Te privatët nuk ka mjet tjetër pozitivë. Shikuar këndej dalin se protestat dhe demonstratat janë mjete të domosdoshme të qytetarëve të Kosovës. Është vonuar shumë me këto veprime të punëtorëve dhe të qytetarëve në Republikë. Koha nuk pret. Masat duhet të protestojnë. E kjo detyre i takon sindikatave. Mirëpo, këto po duken jo aktive në veprimet sindikaliste. Mbetët të shihet se si dhe kush do të organizon këto protesta. Në sektorin privat është pozita shumë e rëndë. Atje nuk ka ndonjë organizim të të punësuarëve dhe askush nuk është në sindikatë. Në fakt nuk ka sindikatë në këtë sektor. Është mirë që BSK të dali në ball të protestave. Thirrja të jetë për të gjithë. Kjo duhet të iu drejtohet edhe të punësuarëve në sektorin privat, veç atyre në sektorin publik, si dhe të papunëve e pensionistë. Vetëm me protesta masive realizohen qëllimet”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat