Kosova planifikon kërkesën formale për anëtarësim në BE/ Juristi tregon vështirësitë që e presin

Politika

Kosova planifikon kërkesën formale për anëtarësim në BE/ Juristi tregon vështirësitë që e presin

Nga: A.Z Më: 23 janar 2022 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës planifikon që gjatë këtij viti të dorëzojë edhe kërkesën formale për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtë e kishte thënë në fund të vitit të shkuar kryeministri Albin Kurti, ndërsa e ka përsëritur së fundi edhe zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, në një postim në Tëitter pas takimit me shefat e përfaqësive të vendeve të BE-së në Prishtinë.

Lidhur me atë, juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Kosova ka të drejtë të jetë pjesë e BE-së, duke e pasur parasysh që është e njohur nga më shumë se 115 shtete.

Ai theksoi se paraqitja e kërkesës ka karakter politik, pra duke e pasur parasysh se si funksionon BE-ja.

Image
Muhamet Kelmendi

“Kosovës i duhet zhvillim ekonomik dhe forcim i shtetit, kërkesë për tu anëtarësuar në UE është e drejtë e do shteti në Evropë të njohur dhe që ka një sovranitet të brendshëm për të paraqitur zyrtarisht. Kosova si shtet është e njohur nga më shumë se 115 shtete. Vet ky fakt i krijon kushte për të kërkuar një gjë të tillë. Kjo, në aspektin juridik. Mirëpo, duke parë e ditur se si funksionon UE (Bashkësia Evropiane) paraqitja e kërkesës ka vetëm karakter politik. Mendimi i z.Kurti dhe i z. Beslimi është mendim imagjinar dhe thjeshtë shërben për konsum politik para qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Më tej potencoi se për tu bërë pjesë e UE votohet me veto, me ç’rast Kosoven nuk e njohin pesë shtete andaj edhe nuk e vendosin veton për këtë kërkesë.

Ndërsa, si problem tjetër, Kelmendi e thekson liberalizimin e vizave, gjë që as pa këtë nuk mund të arrihet ndonjë sukses.

“Në UE forma e vendosjes është me Veto. Mjafton një shtet anëtar i UE të jetë kundër dhe çështja refuzohet. Këtej dihet se Kosovën si shtet nuk e kanë njohur 5 shtete të UE dhe natyrisht se nuk mund të mendohet se këto shtetë nuk do të vendosin veto në një kërkesë të tillë. Aq më tepër kur Kosova nuk e ka as liberlizimin e vizave. Me këtë dhe pa këtë vështirë është të paramendohet ndonjë sukses. Për liberalizim të vizave po ka vështirësi, por për anëtarësimn e UE! Mirë është që qeveria aktuale të punojë në zhvillimin e vendit dhe në zgjidhjen e çështjeve të brendshme”, shtoi Kelmendi.

Kelmendi ka shtuar tutje, se Kosova ka papunësi të madhe, gjendja sociale po ashtu është e vështirë.

Në këto fusha sipas tuh duhet të angazhohet Qeveria dhe po ashtu edhe në mekanizmat ndërkombëtar, sepse sic u shpreh ministria e jashtme është e paaftë në kryerjen e detyrave.

“Natyrisht se kursesi nuk duhet të lihet anash as puna për njohje të reja të shtetit të Kosovës. Këtu mendohet në kuadër të pesë shteteve të UE. Pa ikur nga puna për njohje të reja nga vendet e ndryshme në botë. Kosova ka shumë punë për të bërë. Sovranitetin e brendshëm nuk e ka në gjithë territorin. Papunësia është e madhe. Gjendja sociale është e vështirë. Nuk ka sigurime pensionale dhe shëndetësore. Masat janë në gjendje të rëndë. Këto janë punët që duhet të kryejë qeveria. Ka edhe punë të madhe para mekanizmave ndërkombëtar ku duhet të angazhohet shteti ynë. Nuk bëhet fare punë nga Ministria e Jashtme. Është thjeshtë një ministri inekzistente dhe tepër e paaftë në kryerjen e detyrave. Tëra këto punë janë para qeverisë. Nuk duhet të luhet me ndjenjat e qytetarëve të Republikës. Kosovës i duhet zhvillim, punësim dhe forcim të organeve të shtetit”, ka theksuar Kelmendi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat