Pse dështoi gjykimi i aferës ‘Pronto’ / Si u mbyllen rastet pa asnjë të dënuar!?

Politika

Pse dështoi gjykimi i aferës ‘Pronto’ / Si u mbyllen rastet pa asnjë të dënuar!?

Arife Morina Nga Arife Morina Më 25 janar 2022 Në ora: 21:30
Foto ilustrim

Ditë më parë, Gjykata Supreme liroi nga akuza ish-sekretarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Ilhami Gashin, i cili akuzohej në rastin e njohur si “Pronto”, shkruan “Bota sot”.

Gashi ishte personi i fundit që u lirua nga ky rast. Kujtojmë se afera ‘Pronto’ ishte një nga rastet më të përfolura në vend, e cila mori vëmendje shumë të madhe mediale, pasi aty u përfshinë emra të mëdhenj politikanësh, kryesisht të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në këtë rast tre personat kryesor që u gjykuan për vite me radhë, por më pas çuditërisht gjykata i liroi nga akuzat, ishin: Adem Grabovci, Ilhami Gashi dhe Sedat Gashi.

Përveç këtyre, edhe emra të tjerë ishin pjesë e rastit ‘Pronto’, siç janë: Besim Beqaj, Zenun Pajaziti, Nijazi Kryeziu, Arbenita Pajaziti, ish-sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Fatmir Shurdhaj, Ismet Neziraj, Xhavit Dakaj dhe Rexhë Abazi.

Duke e parë numrin e lartë të udhëheqësve të përfshirë në këtë rast, menjëherë ngritën dyshime se si ka mundësi që të gjithë janë liruar nga akuzat dhe janë shpallë të pafajshëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat