“Me Eskobarin në dialog ndryshon qasja e bisedimeve”, Serbia më nuk mund të përcaktojë agjendat e dialogut!

Politika

“Me Eskobarin në dialog ndryshon qasja e bisedimeve”, Serbia më nuk mund të përcaktojë agjendat e dialogut!

Nga: A.Z Më: 26 janar 2022 Në ora: 23:48
Gabriel Escobar

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka thënë se mezi pret që ta mirëpres në Kosovë Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit, Gabriel Escobar i cili pritet të vijë javën e ardhshme. Hovenier ka shkruar se progresi në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet mënyra më e mirë që Kosova të njihet.

“Unë dhe ekipi im mezi presim që ta mirëpresim Përfaqësuesin Special, Escobar në Kosovë javën e ardhshme. Progresi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja mbetet mënyra më e mirë për t’u siguruar që udhëheqësit e Kosovës të mund t’i mbajnë premtimet për qytetarët dhe që Kosova të njihet e ta marrë vendin e saj të merituar si udhëheqëse botërore”, ka shkruar ai.

Lidhur me këtë, analisti Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se me emërimin e ambasadorëve të ri, Amerika ka për qëllim që të gjejë një zgjedhje në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka shtuar se deklarimi i Hovenierit është shum shumë domethanëse se dialogu do të përshpejtohet.

“Me emrimin për emisar special të Departamentit të Shtetit, Gabriel Eskobar dhe emërimet tjera që u bënë për ambasadorë në rajon është intensifikuar interesimi i politikës së jashtme të Amerikës, për të gjetur një zgjedhje më të shpejt të krizës, dhe gjithashtu për të arritur një progres më të madh në dialogun Kosovë –Serbi. Deklarata e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenie, mezi pret që ta mirëpret në Kosovë Eskobarin që pritet te vijë javën që vjen, është mënyra më e mirë që Kosova të njihet, dhe se udhëheqësit e Kosovës t’i mbajnë premtimet për qytetarët që Kosova të marrë vendin e saj të merituar si udhëheqje botërore. Ky deklarim është shumë domethënës se ngjarjet dhe kursi politik ndaj vazhdimit të dialogut do të përshpejtohet, por jo në dëm të Kosovës, siç u bë deri më tash, kur Vuçiqi shumë i përcaktonte axhendat e bisedimeve”, tha Mulliqi.

Image
Skënder Mulliqi

Tutje ka potencuar se po ashtu edhe strukturat e BE-së duhet të bëjnë më shumë rreth liberalizimit të vizave.

Ardhjen e Eskobarit dhe të Lajçakut, Mulliqi e konsideron nxitëse për gjetjen e rrugëve të reja.

“Si e ka thënë edhe kryeministri Kurti në një rast, se kushtet e BE-së duhet të jenë të drejta dhe të ndërlidhura me progresin e vërtetë dhe të motivojnë që rruga e Kosovës të jetë më e shkurtër drejt qytetërimit evropian, dhe të jetë progres i qëndrueshëm. Në këtë kontest duhet që struktura e BE-së të bëjnë më shumë që të kemi edhe ne liberalizim të vizave, kur dihet për rekomandimin pozitiv të KE, lidhur me këtë çështje kishte thënë kryeministri Kurti. Ardhja e Eskobarit dhe Lajçakut në Serbi dhe Kosovë do të jetë nxitës për gjetjen e rrugëve të reja, jo si deri më tash në kuadër të takimve për dialogun”, shtoi ai.

Madje, sipas Mulliqit, tani gjërat do të skhkojnë në mënyrë më parimore, jo siç kanë shkuar deri më tani, pra duke i bërë trysni Serbisë dhe jo vetë Kosovës.

“Vizita e tyre e përbashkët në rajon është tregues i koordinimit të qëndrimve jo shumë të përbashkëta deri më tash të BE-së dhe Amerikës, rreth temës së dialogut ku BE-ja kishte qëndrime të ngurta e ku Borrell dhe Lajçak kishin deklarata jo shumë të mira për Kosovën dhe të ardhmën e saj. Tash e tutje mendojë se gjërat do të shkojnë më ndryshe, në menyrë shumë më parimore, duke mos i bërë trysni vetëm Kosovës, por më shumë Serbisë që ajo të pranon pavarësinë si kusht për arritjen e një marrëveshje finale për normalizim të mardhëniëve të ndërsjella siç po thuhet”, vazhdoi tutje Mulliqi.

Ai ka vazhduar duke thënë se përveç këtyre, pas kësaj vizitë do të bëhet e ditur se a do të organizohetn votimet serbe në Kosovë, me ç’rast ai shpreson se Amerika do e mbroj Kosovën, sepse sipas Mulliqit nuk do të kishte kuptim të lejohen këto zgjedhje.

“Se në dialog a do të hapet edhe tema e organizimit të votimeve për zgjedhjet e Serbi në territorin e Kosovës, e që Kosova nuk e lejojë mbatjen e referendumit të mbajtur më 16 janar, do të shihet pas vizitave të dy emisarëve. Besohet se Amerika do të ketë qasje të re edhe kur bëhet fjalë për këtë temë, duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Nuk do të kishte asnjë kuptim që minoritetit serb në Kosovë, të ju mundësohet votimi në zgjedhjet e Serbisë. Rikthimi në dialog siç do të tentojnë të bëjnë këtë punë, Eskobar dhe Lajçak duhet, të bëhët mbi bazat parimore të barabarsisë në bisedime , jo duke e konsideruar Kosovën fajtore, siq po e bënë këtë shpesh Borrell”, ka thënë ai.

Mulliqi thotë se me Eskobarin do të ndryshoj edhe çasja ndaj tentimit të ndarjes së Kosovës mbi bazat etnike.

Ai ka shtuar se tani më shumë se kurrë nevoitet uniteti i spektrit politikë në Kosovës.

“Jo gadishmëri për vazhdimin e dialogut, por shpreh Serbia e cila nuk i ka heq pretendimet territoriale ndaj Kosovës, dhe e cila së bashku me Rusinë po e kërcënojnë Ballkanin me luftë të re. Me Eskobarin si ndërmjetës në këto bisedime do të ndryshon qasja ndaj tentimit të ndarjës së Kosovës mbi bazat etnike, siç po pretendon Serbia edhe me luftë. Dihet se kush shkaktojë gjenocid me rastin e shpërbërjës të ish-Jugosllavisë, dhe kush bëri luftë mbrojtëse në vendin e vet. Tash kur i kemi këto vizita dhe kur pritet që dialogu të vazhdojë, uniteti i spektrit poltikë në Kosovë, nevoitet më shumë se kurrë deri më sot, se në pyetje është mbrojtja e shtetësisë të Kosovës, të pranuar edhe nga GJND- ja si legjitime”, ka përfunduar Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat