Përparimi i Kosovës varet nga arrestimi i krerëve të krimit politik / Rangimi do të ishte solid

Politika

Përparimi i Kosovës varet nga arrestimi i krerëve të krimit politik / Rangimi do të ishte solid

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 29 janar 2022 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, për vitin 2020, Kosova shënoi 39 pikë duke u renditur në pozitën e 104 në luftën kundër korrupsionit, që publikohet çdo vjet nga organizata Transparancy International.

Në 2019-ën ishte në vendin e 101-të, në vitin 2018 në vendin e 93-të, në vitin 2017-të në vendin e 85-të, ndërkaq në vitin 2016 në vendin e 95-të.

Ndërsa, tani ka kaluar nga vendi i 104 në vendin e 87 në rangimin e vendeve në botë për sundim të ligjit. Edhe pse nuk është rangimi apo vlerësimi më i mirë në histori, ai po vlerësohet si një shpresë e mirë, pasi ndodhi për më pak se një vit qeverisje të re.

“Në vitin 2020 ishim në vendin e 104, kurse sot jemi 17 vende më poshtë! Kosova ka marr 39 pikë nga 100 të mundshme, por ky është vetëm fillimi. Synimi ynë është që brenda këtij mandati, Kosova të arrijë mesataren globale e ti afrohet mesatares evropiane. Përkushtimi ynë në luftën kundër korrupsionit, përveç kompletimit të pakos ligjore anti-korrupsion, përkthehet gjithashtu përmes realizimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit, Vettingut në drejtësi, jetësimit të Byrosë Shtetërore për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme por edhe me mbështetjen buxhetore për sistemin e drejtësisë”, ka deklaruar ministrja Haxhiu.

Rangimi më i mirë është bërë sipas drejtuesve të organizatës Transparancy International, kryesisht për shkak të mbajtjes së suksesshme të dy palë zgjedhjeve të suksesshme brenda një viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat