Mesazhet e Escobar dhe Lajçak për Kosovën / Po kërkojnë një model asociacioni brenda Kushtetutës

Politika

Mesazhet e Escobar dhe Lajçak për Kosovën / Po kërkojnë një model asociacioni brenda Kushtetutës

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 2 shkurt 2022 Në ora: 18:18
Gabriel Escobar, Miroslav Lajçak dhe Albin Kurti

Që nga dita e hënë përfaqësuesi i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ai nga BE-ja, Miroslav Lajçak qëndruan për vizitë në Kosovë. 

E mërkura ishte dita e tretë dhe e fundit e vizitës së tyre. 

Ata të dy së bashku kanë takuar krerët e shtetit dhe të partive politike në Kosovë, përfshirë ata serb, ku temë diskutimi kanë qenë, dialogu mes Kosovës e Serbisë, formimi i asociacionit, liberalizimi i vizave etj. 

Qytetarët janë lodhur nga status quoja

Mesazhet kryesore të tyre ishin, se Kosova është shtet i pavarur e sovran, të cilës nuk mund t’i cenohet territori ose që të krijohen organizime të dyshimta, që mund të çojnë në bosnjëzimin e Kosovës. Por, po ashtu edhe emisari amerikan Escobar edhe ai i BE-së, Lajçak, ritheksuan qëndrimin e tyre fillestar, se marrëveshjet e nënshkruara duhet zbatuar, pa treguar për publikun nëse po mendonin në formën e asociacionit antikushtetues ose jo. Po ashtu ata bën thirrje që Kosova duhet të ketë një plan apo projekt të saj.

Ata me vizitën e tyre të përbashkët në Kosovë kanë bërë të ditur se dëshmojnë bashkëpunimin që ka SHBA-ja me BE-në për dialog duke pritur edhe zgjidhje përfundimtare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat