Mulliqi: Nuk kemi unitet të duhur të spektrit politik rreth dialogut me Serbinë

Politika

Mulliqi: Nuk kemi unitet të duhur të spektrit politik rreth dialogut me Serbinë

Nga: A.Z Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 20:07
Kurti dhe Vuçiq

Analisti Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur rreth një deklarate të Përfaqësuesit special të BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. 

Lajçak ka deklaruar se në takimin e radhës Kurti- Vuçiq, do të nënshkruhet ndonjë marrëveshje, Mulliqi tha se se në këtë vizitë temë kryesore do të jetë dialogu, pra përgatitja e takimit në mes Kurtit dhe Vuçiqit, që do të mbahet së shpejti. 

 “Vizita e përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë –Serbi, Mirosllav Lajçak dhe vizita e diplomatit amerikan, Eskobar, më shumë do të sqarojnë në Prishtinë për qasjen dhe rrjedhën e dialogut. Lajçak ka bërë me dije se arsye kryesore e vizitës në Kosovë është përgatitja e takimit në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq, i cili planifikohet të mbahet pas pak ditësh në Bruksel. Ka filluar të flitet në opinion se do të kemi një pako plani lidhur me temën e asociacionit, temë kjo që është vu në plan të parë të politikës së jashtme të Kosovës. Rreth kësaj teme shumë të ndjeshme, e cila ka marrë karakter krejt politikë, e jo teknik, nuk kemi unitet të duhur të spektrit politik në Kuvendin e Kosovës, që është për çdo kritikë”, tha ai. 

Tutje, ai ka shtuar se duke e pasur parasysh rëndësinë e temës, opozita nuk po bashkëpunon me pozitën, madje kur kemi të bëjmë me diçka të tillë që u nënshkrua nga prijësit e tyre, gjë që e ka deklaruar edhe Osmani. 

“Opozita nuk po tregohet e gatshme të bashkëpunojë ngushtë me pozitën kur dihet për rëndësinë shumë të madhe të kësaj teme, dhe kur dihet se dy ish prijësit kryesor të opozitës na lanë patatën e nxehtë në duar, duke e shëndrruar Asociacionin në marrëveshje ndërkombëtare, me nënshkrimet që i bënë më 2013 dhe në vitin 2015 në Bruksel. Këtë e potencoj para vizitës në Kosovë të dy emisarëve special për bisedime, edhe zonja e parë e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo ndër të tjera deklaroi se: “Ajo që është problemi i madh është se kanë qenë përfaqësues të Republikës së Kosovës ata që kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme, të cilat asociacionit të komunave serbe i kanë dhënë kompetenca ekzekutive””, shton Mulliqi. 

Image
Skënder Mulliqi

Më tej theksoi se shpreson që në këtë takim do të kërkohen modalitete që nuk prekin statusin politik, siç është ajo me asociacionin. 

Mulliqi shtoi se duke e pasur parasysh që BE-ja po insiston për impementimin e asociacionit, atëherë ky takim nuk do të jetë aspak i lehtë, madje nëse ndodh një gjë e tillë do të jetë shumë e padrejtë. 

“Kjo mos përgjegjësi mund të na kushtojë shumë në vazhdimin e dialogut me palën serbe, edhe pse si zonja Osmani ashtu edhe kryeministri Kurti, kanë deklaruar se nuk do të pranojnë një Asociacion, i cili veç në start është autonomi territoriale për minoritetin serb në veri, me pretendim të hapur që edhe në Kosovë të formohet një tjetër “Republikë Serbe”, që e defunksionalizon shtetësinë e Kosovës. Të shpresojmë se në takimin që do të kenë sot Eskobar dhe Lajçak me krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, do të kërkojnë modalitete shumë më të ulëta që nuk prekin statusin politik të Kosovës”, potencoi ai. 

Mulliqi ka shtuar se në takimin e radhës mund të nënshkruhet vetëm ndonjë marrëveshje formale të zhvillimeve të dialogut. 

Andaj, sipas Mulliqit, Amerika përmes Eskobarit do të ofrojë një qasje ndryshe, kështë duke i bërë më shumë trysni Serbisë. 

“Ndarja e Kosovës mbi bazat etnike bie ndesh mbi parimet bazë të shtetit dhe të Kushtetutës të Kosovës, dhe bie ndesh edhe me GJND-në dhe tjera dokumente valide. Përgatitja për takimin e Brukselit, duhet të jetë e mirë nga pala jonë, në bashkëpunim me Amerikën, e cila është edhe sponzori kryesor i projektit të pavarësisë të Kosovës. Unë mendoj se nuk do të ndodhë nënshkrimi i marrëveshjës në takimin e radhës, pos ndonjë marrëveshje formale mbi përcaktimin e modaliteteve për zhvillim të dialogut, kur dihet se kësaj pranvere do të mbahen zgjedhjet në Serbi. Amerika përmes Gabriel Eskobarit mendoj se do të ofrojë një qasje më ndryshe shumë më koherente të bisedimeve, duke bërë trysni më shumë dhe më të fuqishme ndaj Serbisë, që të pranojë pavarësinë e Kosovës. Kërkesa e të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është që të mos implementohen modele që do ta shndërronin veriun e Kosovës në një “Republikë Serbe””, përfundoi Skënder Mulliqi për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat