Ikja e Radojçiqit nga policia– Të merret në përgjegjësi edhe AKI-ja, jo vetëm policia?!

Politika

Ikja e Radojçiqit nga policia– Të merret në përgjegjësi edhe AKI-ja, jo vetëm policia?!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 6 shkurt 2022 Në ora: 11:08
Milan Radojçiq

Mesditën e së enjtes, Milan Radojçiq i ka ikur Policisë së Kosovës ‘nga duart’ në pikën kufitare në Bërnjak.

Sipas raportit të policisë së Kosovës ikja e Radojçiqit është bërë derisa zyrtarët policorë ishin duke i kryer procedurat e verifikimit, ai është kthyer mbrapa me veturë, në drejtim të Serbisë.

Sipas verifikimit të kryer nga policia, ka rezultuar se Radojçiq është i kërkuar në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga një gjykatë e Kosovës.

Një i dyshuar nuk mund të ikte mbrapa nga pikëkalimi kufitar, pa e alarmuar dikush. Në këtë rast policia mund ta linte të hynte, ose gjatë kontrollit ta jepte alarmin për arrestim, ta rrethonte dhe pastaj ta arrestonte. Por, policët kufitar këtë nuk deshën ta bënin.

Policia e Kosovës ka dhënë edhe detaje të tjera se si ka ikur Radojçiqi, pasi që në momentin e ikjes kamerat, të cilat ishin në këtë pikë kufitare, dikush i kishte nxjerrë jashtë funksionit.

Ky detaj ka marr vëmendjen e opinonit publik duke hedhur dyshime edhe në efikasitetin e policisë së vendit.

Kështu Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një kapiteni, një rreshteri dhe një zyrtari policor, të cilët ishin në detyrë në momentin kur Milan Radojçiq ka ikur nga pika e kalimit kufitar në Bërnjak.

IPK ka bërë me dije se bëhet fjalë për një kapiten, një rreshter dhe një zyrtari policor.

Mirëpo, ajo se çfarë po vë opinonin publik në reagim është që policia e Kosovës javë më parë kanë vënë para drejtësisë një çoban në Kamenicë, që sipas Prokurorisë së Gjilanit ka blerë një cjap në Serbi, por që i njëjti e mohonë këtë gjë.

“Cjapi No pasaran”

I njëjti është u akuzuar për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”, nga neni 311 paragrafi 2 më lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Bariu e ka mohuar se cjapi i tij kishte hyrë ilegalisht, pasi ai vetë e ka kaluar linjën kufitare, dhe ky ka qenë i detyruar ta tërheqë brenda kufirit. Por, këtë fabulë policia dhe prokuroria nuk po e beson.

I motivuar nga këto dy ngjarje, ish vetarani i gazetarisë, që aktualisht nuk merret aktivisht me të, Y. Avdiu shkroi: “Cjapi No pasaran” (nuk kalon), por për policinë dhe prokurorin: Radojçiqi kalon!

Një ironi me shpoti të thellë. Këto janë instittucionet e Kosovës.

Milan Radojçiqi është njeriu i dytë më i fuqishëm në grupin kriminal serb ndërkombëtar, të cilin SHBA-të e shpallën në listë të zezë, pasi vlerësohet se paraqet rrezik për destabilizim, jo vetëm të Kosovës. Po ashtu ai grup kishte bashkëvepruar edhe me zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës, por që askush ende nuk është marrë në përgjegjësi.

Në këtë rast nuk mjafton një hetim nga Inspektorati apo edhe nga Prokuroria në zinxhirin komandues të Policisë. Përgjegjësinë më të madhe mund ta ketë AKI-ja, nëse ajo nuk ka rekomanduar largimin nga puna të bashkëpunëtorëve të Serbisë nga pika kufitare dhe zinxhiti komandues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat