Ditë më parë janë bërë 22 vjet nga masakra në natën midis 3 dhe 4 shkurtit 2000 në veri të Mitrovicës, ku ‘Rojat e urës’ vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, plagosën shumë të tjerë, dhe dëbuan rreth 12 mijë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit, duke lënë prapa shtëpitë e tyre në flakë.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) kishte thënë se të gjitha këto vrasje janë bërë në prani të ushtarëve francezë të KFOR-it dhe policisë ndërkombëtare.
Tërnava: Duhet të bëhen hetime rreth këtij dëbimi
Eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, në një prononcim për “Bota sot” thotë se duhet të bëhen hetime për ato kohëra se si erdhi deri te dëbimi i 12 mijë shqiptarëve nga ato pjesë.
“Kur është fjala për dëbimin e një popullate të tërë sikur që është fjala për shqiptarët që ishin banorë të asaj pjese të veriut dhe që në të kaluarën gjithherë kanë jetuar nëpër ato pjesë të Mitrovicës, Zveçanit, fshatrave të Leposaviqit dhe të Zubin Potokut, duhet të bëhen hetime për ato kohëra, se si erdhi deri te dëbimi i 12 mijë shqiptarëve nga ato pjesë, dhe ishin 10 viktima, të vrarë, dhe nëse është ky dëbim si rezultat i forcave serbe. Nuk duhej të ndodhte, që të përsëritej historia e shqiptarëve pas luftës”, thotë Tërnava.

Hajrullah Tërnava

Ai beson se ajo ngjarje është përsëritje e ngjarjeve të luftës, kur Serbia e invadoi në tërësi territorin e Kosovës, prandaj edhe OKB-ja, miratoi Rezolutën 1244 për shkak të nevojës për zgjidhje të situatës humanitare, kur populli shqiptarë ishte i rrezikuar të zhdukej nga gjenocidi dhe spastrimi etnik nga territori i tij autokton.
Sipas tij, Kosova e ka ndihmuar miqtë në çlirimin e saj, por që eksperti shprehu habinë duke thënë se si pas bombardimeve të NATO-së që kjo popullatë e 12 mijë shqiptarëve të dëbohet nga veriu dhe ku s’paku 10 persona ishin të vrarë.
“Nëse analizohet në tërësi lufta, në të cilën ngadhënjeu Kosova, është për t’u habitur dhe dyshuar se si ndodhi që mbas bombardimeve të NATO-s, popullata shqiptare, 12 mijë veta të dëbohen nga veriu dhe ku s’paku 10 persona u vranë. Ato troje janë banuar nga shqiptarët që nga parahistoria, janë territor i Kosovës. Sikur është e njohur nuk ka shtet në botë etnikisht tëë banuar vetëm nga një komb, por pse të mor rikthehen shqiptarët atje”, shpjegon Tërnava.
Të zbardhet e vërteta
Eksperti në fund sqaron dyshimet se pse nuk pati reagime nga krerët e atëhershëm, të asaj kohe, ku përfaqësuesit e UÇK-së, ishin Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, dhe kishin rol.
Të gjitha dyshimet janë se përfaqësuesit e UÇK-së në atë kohë që posa kishin hyrë forcat e NATO-së, që ishin francezët të përfaqësuar në ato, pjesë dhe në bisedime me përfaqësuesit e UÇK e në krye me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, a mos ishin marrë vesh për dëbimin e një popullate shqiptare meqë nuk pati reagime të ushtrisë franceze si forca të NATO-s, e as të përfaqësuesve të UÇK-së që e kishin rolin e mbikëqyrjes të atij territorit. Prandaj, është për t’u habitur se si një shtet mik si Franca anëtare e NATO-s, ta lejonte atë spastrim të territorit në ato kohëra që duhet të kenë qenë në favorin e Serbisë, gjë që lë për të dyshuar se udhëheqësit e UÇK-së në ato pjesë të veriut a mos kishin bërë ndonjë marrëveshje për këtë dëbim-shpërngulje me përfaqësuesit e ushtrisë franceze. Prandaj, një verifikim, hetim është i duhur për atë situatë, që të bëhen hulumtimet dhe të zbardhet e vërteta, rreth kësaj situate e që po na përcjell qysh nga atëherë e deri më tani. Edhe në bisedimet e tanishme mes Serbisë dhe Kosovës, me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve si kusht i njohjes mes veti, Serbia e kërkon veriun e Kosovës. Ishte mjaft e aktualizuar kjo çështje edhe mes dy kryetarëve të shteteve atij të Serbisë Vuçiqit dhe të Kosovës Hashim Thaçit”, përfundon ai.
Kelmendi: Pushteti kërkohet t'ua ndërtojë shtëpitë dhe banesat qytetarëve të dëbuar nga veriu i Kosovës
Juristi Muhamet Kelmendi thotë se, gjatë asaj kohe ruajtjen e sigurisë e kishte KFOR-i francez. Ai thotë se në banesat e tyre u vendosën kolon serbë, të cilët u shndërruan në "Roja të Urës".
“Dëbimi i 12 mijë shqiptarëve nga shtëpitë dhe banesat e veta nga Mitrovica e veriut është bërë në kohën kur ishte UNMIK-u në qeverisjen e vendit. Ndërsa, ruajtjen e rendit dhe të sigurisë në vend e kishte KFOR-i. Në veri ishte KFOR-i francez. Dëbimi i shqiptarëve vendas u bë me dhunë. U dëbuan gjatë natës dhe me maltretime e rrahje të ashpra. Gjatë dëbimit masiv nga veriu i vendit u vranë 10 shqiptarë. Në shtëpitë dhe në banesat e të dëbuarve, të shqiptarëve u vendosën kolon serbë, kryesisht të sjellur nga vendet tjera dhe Serbia, të cilët u shndërruan në "Roja të Urës", si dhe në "Listën serbe". Qytetarët e dëbuar kurrë nuk u rikthyen me pasurinë e tyre, në shtëpitë dhe në banesat e veta. Pse? Nuk ka arsye”, shprehet juristi.
Muhamet Kelmendi
Sipas tij, gabimi i shtetit është që nuk po i kthen trojet e veta duke shtuar se shkaqe të veçanta për këtë nuk ka.
“Republika është shpallur pas dëbimit. Gabimi është pse shteti nuk i kthen në trojet e veta. Shkaqe të veçanta nuk ka. Qeveritë në të kaluarën i lanë jashtë shtëpive të veta mbi 12 mijë veta. Tash edhe kjo qeveri nuk po vepron me masa rivendosje të qytetarëve në veri. E keqja është se në aksionin e ndërtimit të shtëpive në Kosovë për të dëbuarit nuk u ndërtuan shtëpitë për shqiptarët në veri. As banesat e okupuara nga serbët nuk u liruan. Kudo nëpër Kosovë i kanë liruar banesat e të dëbuarve, në veri të vendit jo, atje ku duhet të vendosen shqiptarët. Kjo nuk shkon”, thotë ai.
Në fund Kelmendi thotë se shteti duhet të ndërtojë shtëpitë për qytetarët e dëbuar pastaj, lirimin e banesave të okupuara, këtë detarë e ka shteti.
“Qeveria kërkohet të veprojë.
1. Në ndërtimin e shtëpive për qytetarët e dëbuar me dhunë nga shtëpitë dhe nga banesat e tyre,
2. Në lirimin e banesave dhe të shtëpive të okupuara nga uzurpatorët dhe
3. Në rivendosjen obligative të qytetarëve të dëbuar.
Qeveritë nuk kërkohet që të deklarojnë çështje për konsum politik. As Presidentja, as Kryeministri dhe askush në pushtet, nuk duhet në llogari të të dëbuarve të bëjnë politikë. Ata kërkohet të rikthehen të organizuar në vendet e veta. Këtë detyrë e ka pushteti”, përfundon Muhamet Kelmendi.