Përpjekjet e mundimshme të shqiptarëve për liri dhe Pavarësi, deri te 17 Shkurti!

Politika

Përpjekjet e mundimshme të shqiptarëve për liri dhe Pavarësi, deri te 17 Shkurti!

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 19 shkurt 2022 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Më 17 shkurt u bën 14 vjet shtet, që nga Shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Kosova po e mbush një dekadë e gjysmë Pavarësi me përpjekje të shumta për zhvillim të mëtutjeshëm, e që ende ka mbetur shumë për tu dëshiruar, si shkak i keqqeverisjeve të deritanishme.

Në zgjedhjet e fundit, qytetarët e Kosovës vendosën për ndryshim, për një qeverisje më ndryshe që deri më tani nuk e kanë provuar. Pak ditë para se Kosova të mbushte 13 vjetorin e Pavarësisë, zgjedhjet nacionale e bën fituese Lëvizjen Vetëvendosje, me kryeministër Albin Kurtin.

Por si erdhi deri të Shpallja e Pavarësisë së Kosovës 14 vjet më parë, cilat ishin përpjekjet dhe rruga deri te Pavarësia?

Profesori dhe publicisti Binak Maxharraj në një prononcim për ‘Bota sot’ ka folur për rrugën e gjatë që e ka ndjekur Kosovën deri tek Shpallja e Pavarësisë. Ai thotë se historia e Kosovës është e dhembshme dhe shumë e përgjakshme, ajo gjatë historisë së saj të tmerrshme, por edhe të lavdishme kaloi nëpër baticat dhe zbaticat, ferret dhe tmerret me plotë dhimbje dhe sakrifica.

“Kosova kaloi nëpër këto katrahura të përgjakshme duke luftuar për çlirim dhe liri që historikisht kurrë më parë nuk e pati, sepse Kosova historikisht e pati fatin e keq që të ketë në afërsi bishat e Karpateve, serbët një popull primitiv, pa kulturë elementare njerëzore dhe pa histori, por që historinë e bëjnë duke pushtuar tokat e huaja dhe duke bërë gjenocid mbi shqiptarët autokton. Nga ana tjetër edhe pushtuesi tjetër i ardhur nga Anadolli, i cili qëndroi në këto troje për 500 vjet nuk u soll hiq më mirë se sa bishat e Karpateve duke i shtypur dhe dhunuar shqiptarët dhe duke i lënë pa kurrfarë të drejtash elementare, bile ua mohuan edhe të drejtën e gjuhës dhe arsimit”, thotë Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat