Ligji për paga trazoi Kosovën/ Alarmohen sindikatat, policia...

Politika

Ligji për paga trazoi Kosovën/ Alarmohen sindikatat, policia...

Nga Më 19 shkurt 2022 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Ligji për Paga pritet të shkojë në Kuvend nga Qeveria në muajin mars.

Mirëpo, ditë më parë në media u publikua një Projektligj për pagave, e që u tha se është përgatitur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Bazuar në draftin e publikuar, Presidenti i Kosovës do të ketë pagën më të lartë në vend, ndër funksionarët publikë, me koeficientin 20.

Më pas, listën e pasojnë Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri me koeficient 19. Bashkë me ta është edhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese në vlerë të njëjtë.

Nënkryetari i Kuvendit, zëvendëskryeministri dhe zëvendëskryetari i Gjykatës Kushtetuese mund ta kenë koeficientin 17, ndërsa deputeti, ministri e gjyqtari i kushtetueses me koeficient 16.

Ndaj këtij drafti jo zyrtar, ka reagime dhe kundërshtime të mëdha nga disa sindikata që i kanë vlerësuar të padrejtë koeficientët për organizimet e tyre.

Reagimet e shumta, e detyruan ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të reagojë dhe të njoftojë se drafti i publikuar nuk është i përgatitur nga MPB-ja.

“Ministria e Punëve të Brendshme dëshiron të informojë qytetarët se vala e pseudo lajmeve që po përhapen me shpejtësi në mediat tona rreth ligjit për pagat e zyrtarëve publik është e pavërtetë dhe qëllimkeqe. As nuk ka draft final të ligjit për pagat e zyrtarëve publik e as nuk ka ndonjë vlerë të koeficientit. Vlera e koeficientit nuk do të jetë pjesë e ligjit për pagat e zyrtarëve publik, meqë e njëjta përcaktohet me ligjin e buxhetit”, deklaroi ministri Sveçla.

E lidhur me këtë çështje për gazetën “Bota sot” folën njohës të çështjeve juridike dhe kushtetuese.

Kelmendi: Kosovës i duhet ligji mbi të ardhurat personale

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat