Kjo që po kërkon Serbia është kancer për Kosovën – Vjen alarmi për institucionet e Kosovës: Mos e pranoni!

Politika

Kjo që po kërkon Serbia është kancer për Kosovën – Vjen alarmi për institucionet e Kosovës: Mos e pranoni!

Nga: N. Sh. Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 16:01
Ilustrim

Kosova dhe Bosnja pas luftës në Ukrainë nga Rusia, janë në rrezik permanent.

Serbia e cila shquhet për destabilizim të rajonit, me ndihmën e Rusisë, raportohet se mund të nxitë trazira në këto dy shtete.

Për këtë çështje, ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, pohon se, problemi në Bosnje është shumë më i madh sesa i Kosovës.

Sipas tij, në Bosnje janë disa faktor, serbët kroatët dhe boshnjakët.

“Konferenca e Dejtonit ka gabuar kur atyre tri kombësive u ka dhënë fuqi ekzekutive. Prandaj, Kosova nuk duhet as të bisedojë për asociacionin e komunave serbe me fuqi ekzekutive pasi serbët do ta luajnë të njëjtën lojë sikurse Republika Srbska në Bosnje, ku po e sfidon hapur shtetin”, thotë Miftari.

Ai thekson se, në Kosovë ka më pak se 3% serb, dhe se gjatë bisedimeve duhet të përdorën krimet dhe të bëmat e luftës në dobinë e shtetit tonë.

“Këtu garantues është NATO-ja dhe nuk varet Kosova me votat e Listës serbe. Prandaj nëse në Bosnje eskalon situata, Milorad Dodik do të kërkojë ndihmë nga Beogradi e ndoshta edhe nga Rusia. Prandaj, Kosova duhet të punojë ditë e natë që të anëtarësohet në NATO. Por, mbi të gjitha vendi ynë duhet të ketë ushtri dhe armatim, që në rast nevoje ta mbrojë shtetin si një komb, pasi interesat strategjike edhe të miqve tanë një ditë mund të ndërrojnë kahet për arsye strategjike dhe politike, andaj duhet shteti ynë të mbrohet vet në këto rrethana që jemi të domosdoshme”, thotë Miftari.

Sipas tij, inkuadrimi në NATO dhe armatimi për t’u mbrojtur është jetik.

“Kjo duhet të ndodhë pasi që Serbia ka shumë tanke aktive, më shumë sesa që ka Gjermania dhe po thuasje sa ka Franca. Serbia armatim të blerë nga Rusia, Kina dhe Franca. Prandaj, politika serbe e nxitur nga kisha serbe nuk ka pushuar kurrë së punuari dhe këtë po e shohim në Mal të Zi, prandaj vendi ynë nuk duhet ta pranoj asociacionin serb, si dhe as kishat të ketë ekstraterritorialitet, pasi kjo direkt nënkupton se një ditë do të jenë kancer për shtetin e Kosovës”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat