Lufta Ukrainë-Rusi, mund ta vë në flakë Ballkanin Perëndimor!?

Politika

Lufta Ukrainë-Rusi, mund ta vë në flakë Ballkanin Perëndimor!?

Valdrin Nuredini Nga Valdrin Nuredini Më 3 mars 2022 Në ora: 10:08
Ukrainë

Bisedimet nuk kanë dhënë ndonjë rezultat. Në ndërkohë, mobilizimi i Perëndimit kundër Rusisë po vazhdon, si me sanksione edhe në sigurimin e armatimit, municioneve dhe ndihmave të tjera për ukrainasit.

Një ditë më parë, shefi autoritar i Rusisë, Putin, e kërcënoi botën se është gati t’i përdor armët bërthamore, të cilat i ka vënë në gjendje gatishmërie.

Ndërsa, po të të hënën vetë Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Blinken njoftoi se është marrë vendimi për ndalimin e të gjitha transaksioneve të Bankës Qendrore Ruse, dhe po ashtu ndaj fondit investiv rus.

“Shtetet e Bashkuara po u bashkohen aleatëve dhe partnerëve tanë në ndalimin e transaksioneve që përfshijnë Bankën Qendrore të Rusisë ose Ministrinë Ruse të Financave. Ne po vendosim sanksione edhe ndaj fondit të Investimeve Direkte Ruse”, ka shkruar Blinken në Twitter.

Paralajmërimi i hershëm i inteligjencës amerikane, se Rusia kishte për qëllim pushtimin e plotë të Ukrainës doli i vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat