“Ekziston mundësia për skenar nga Serbia”, eksperti i sigurisë tregon si të veprohet

Politika

“Ekziston mundësia për skenar nga Serbia”, eksperti i sigurisë tregon si të veprohet

Nga: G.B Më: 8 mars 2022 Në ora: 16:17
Ukrainë

Lufta në Ukrainë nga ana e Rusisë ka ngjallur frikën për luftëra në botë.

Nga kjo ka ardhur dhe frika nga Serbia, pas luftës së fundit në Kosovë.

E kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka apeluar që të ketë kujdes të shtuar nga Serbia, pasi sipas tij, kurrë nuk mund të përjashtohet mundësia e një agresioni serb mbi Kosovën, derisa duhet të mendohet skenari më i keq në raport me të.

Por, sa ekziston mundësia që të ndodhë një gjë e tillë, një “skenar i keq nga Serbia”, siç ai e ka quajtur dhe çfarë duhet të bëjë Kosova?

Lidhur me këtë, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë për gazetën “Bota sot” se gjendja e sigurisë po monitorohet nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë.

Image
Drizan Shala

“Në lidhje me situatën dhe deklarimet nga ana e krerëve institucionalë mund të themi se gjendja e sigurisë është duke u monitoruar nga ana e institucioneve të sigurisë vendore por edhe asaj ndërkombëtare”, është shprehur ai.

Sa i përket një skenari, Shala ka thënë se ekziston mundësia por që duhet koordinim dhe vigjilencë.

“A mund të kemi skenar të mundshëm? Po ka mundësi, por një koordinim dhe vigjilencë nga ana e qytetarëve dhe sferës publike mund të arrihet që të mbrohet siguria nacionale e Kosovës”, ka vlerësuar Drizan Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat